Panorama Sport (Albania)

Konte: Mendoj për futbollin 18 orë, ndonjëherë e urrej

"Në Itali ka presion, këtu kampionati më i fortë"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

360 gradë. I prerë, ashtu si stili i tij. Antonio Konte është një personazh unik dhe fitues. Gjatë një interviste të gjatë për "GQ", trajneri i Çelsit zbulon sekretet deri në nivelin intim.

PERSONAZH - "Në fushë lëviz, ulëras dhe vrapoj. Ky është personazhi im. Gjatë ndeshjes, rrahjet e zemrës i kam të shpejtuara. Por e bëj mbi të gjithë për lojtarët, për t'i mbajtur të karikuar".

FUTBOLLI I SOTËM - "Futbolli ka ndryshuar shumë nga koha kur unë isha futbollist. Sot, nuk mjafton vetëm talenti: duhet të jesh i shpejtë, i fortë dhe rezistent. Më parë nuk ishin të gjithë këto presione. Për këtë arsye, stërvitjet janë shumë të rëndësishm­e dhe unë i jetoj kaq intensivis­ht".

PREMIER LIGA - "Gjëja që më ka pëlqyer më shumë nga Anglia është atmosfera. Mund të nuhasësh në çdo moment. Këtu i sheh tifozët e skuadrave të ndryshme t'i ndjekin ndeshjet në sintoni të plotë. Sezonin e shkuar, kur fituam ndaj Midësllsbr­out dhe i rrëzuam, tifozët e tyre na duartrokit­ën. Edhe ata të Sandërlend­it që kishin rënë me kohë. Në Itali është shumë ndryshe. Këto gjëra i sheh rrallë dhe ka shumë më tepër polici. Ky është kampionati më i vështirë, intensiv, më i forti pa dyshim. Në Spanja është vetëm Reali dhe Barcelona, ndonjëherë edhe Atletiko. Në Itali është vetëm Juventusi. Në Gjermani vetëm Bajerni, veç ish-Borusias së Klopit. Në Francë vetëm

PSG. Në Angli ka 6 skuadra: Siti, Junajtid, Liverpuli, Arsenali, Totenhemi dhe Çelsi".

TITULLI - "Të fitosh në këtë kampionat është shumë e vështirë, kështu që duhet të bëjmë punën më të mirë të mundshme. Jemi krenar që kemi kaq shumë trajnerë italianë në kampionate­t europiane".

MEDIA ITALIANE - "Në Itali ka 3 gazeta që flasin për futbollin, kjo sjell shumë presion. Disa mendojnë se e njohin më mirë punën tënde dhe të thonë çfarë dhe si duhet të luash".

FAMILJA - "Ky do të jetë një vit më i mirë për mua, sepse familja u transferua në Angli. Por në çdo moment nuk është e lehtë, sepse mendja ime mendon gjithnjë për futbollin. Nëse do të jesh një trajner i mirë, duhet të sakrifikos­h jetën dhe prandaj ndonjëherë e urrej futbollin. Mbi të gjitha, sepse duhet të punoj 18 orë në ditë. E dua dhe e urrej".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania