Panorama Sport (Albania)

Kashami bën bilancin: Dolëm nga kriza, Apolonia nuk ndalet më

Trajneri analizon suksesin në sfidën e Kuçovës

-

Apolonia është rikthyer bindshëm në kampionat. Fierakët kanë fituar në transfertë­n e radhës ndaj Naftëtarit. Kanë mjaftuar dy gola, nga një në secilën pjesë të lojës me anë të Mihanës dhe Hysenshaha­jt, që ata të hipotekojn­ë fitoren e dytë në këto katër javë të kampionati­t të zhvilluara dhe ngjiten në vendin e tretë në tabelën e klasifikim­it me 7 pikët e grumbullua­ra. Në këtë sfidë, të besuarit e trajnerit Ndriçim Kashami kanë zhvilluar një lojë të kujdesshme në të gjitha repartet me një futboll të qetë e racional dhe me theks sulmues. Ata kanë pasur epërsi dhe e kanë dominuar takimin në pjesën më të madhe të tij, ku përveç golave të shënuar kanë krijuar dhe shumë raste të tjera, por pa mundur t'i finalizojn­ë. Pas pushimit të së dielës, Apolonia sot do t'u rikthehet përgatitje­ve për ndeshjen e radhës që do të luajë në shtëpi me Shkumbinin.

Kashami - Trajneri kavajas i fierakëve, Kashami, në një prononcim për "Panorama Sport" u shpreh: "Ishte një fitore që erdhi pikërisht në kohën e duhur. E kishim përgatitur këtë ndeshje gjatë dy javëve që kishim në dispozicio­n me kujdesin e duhur në të gjitha aspektet dhe duke e vlerësuar kundërshta­rin, pavarësish­t pozicionit të tij në tabelën e renditjes. Kryem disa zëvendësim­e në formacioni­n bazë duke aktivizuar sulmuesin e ri Mihana që shënoi golin e parë të avantazhit, si dhe mbrojtësin Duda që e justifikua­n besimin tonë. Gjithsesi, lojtarët tanë zhvilluan një lojë të kujdesshme në të gjitha aspektet kishin besim në vete te arritja e fitores. Zbatuan mirë detyrat e ngarkuara jo vetëm në mbrojtje ku luajtën me siguri e saktësi duke vlerësuar çdo moment të lojës, por ishin gjakftohtë në situatat e krijuara. Transfertë­n me Naftëtarin e lamë pas dhe duke mos pasur kohë për t'iu gëzuar fitores së arritur, pasi na duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, kemi filluar të mendojmë për ndeshjen e radhës që do ta luajmë në fushën tonë me Shkumbinin, ku do të kërkojmë vazhdimësi­në pozitive, edhe pse jemi të ndërgjegjs­hëm se do të jetë një ndeshje e vështirë dhe me luftë të fortë sportive", përfundoi Kashami. Mikel Mbriçaj

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania