Panorama Sport (Albania)

Besa-Erzeni, trajnerët sherr në tunel

Kavajasit i afrohen kreut, shijakasit nuk rezistojnë

- FERIZ FERIZAJ

Java e 4-t e Kategorisë së Parë është mbyllur me një përballje spektakola­re. Besa dhe Erzeni kanë dhuruar një sfidë shumë interesant­e dje në Kavajë. Besa ka fituar 3-1 ndaj shijakasve duke përmbysur disavantaz­hin e shpejtë. Një lojë e fortë, gabime, kartonë, tension në pushim të ndeshjes...

Java e 4-t e Kategorisë së Parë është mbyllur me një përballje spektakola­re. Besa dhe Erzeni kanë dhuruar një sfidë shumë interesant­e dje në Kavajë. Besa ka fituar 3- 1 ndaj shijakasve duke përmbysur disavantaz­hin e shpejtë. Një lojë e fortë, gabime, kartonë, tension në pushim të ndeshjes dhe gola të shumtë. Madje, në pushim të takimit në tunel ka pasur përplasje fizike mes trajnerëve, Sinellës së Besës dhe Bubeqit të Erzenit. Madje, mësohet se ka pasur edhe ngritje duarsh nga tekniku i skuadrës vendëse. Dhe me startin e pjesës së dytë, gjyqtari kryesor e ka dërguar Sinellën në tribunë duke i shpjeguar se arsyeja ishte zënka me homologun e tij në tunel. Paksa e çuditshme një sherr i tillë duke ditur që të dy trajnerët janë kavajas.

NDESHJA - Trajneri Bledar Sinella hodhi në fushë një formacion me ndryshime ku binte në sy aktivizimi i portierit Rexhepaj në vend të Kaloshit. Miqtë zbritën në fushë gjithashtu me formacion më të mirë. Që në minutat e para vihet re luftë e fortë dhe dëshirë për të shënuar nga të dy ekipet. Besa e para me Isufin fal një gol të

sigurt në minutën e 11-të kur sulmuesi përballë portës nuk shënon po ngatërrohe­t, duke humbur një mundësi të artë. Për të ardhur në minutën e 15të, kur Kaja gabon në pasim dhe topi përfundon te Pasha që depërton në zonë, ndërsa mbrojtësi që gaboi ndërhyn në

mënyrë të parregullt duke shkaktuar penallti. Nga pika e bardhë godet Pasha dhe shënon, 0-1. Për gati tetë minuta, miqtë luajnë me 10 futbollist­ë, pasi Troplini merr ndihmën e parë dhe fashon kokën pas përplasjes me Perjen. Kavajasit do ta gjenin golin e

barazimit të ndihmuar nga patrioti i tyre, portieri mik Dajsinani që nuk zotëron dot një top të kthyer keq nga një lojtar mik dhe është Shabani që ndërhyn duke i rrëmbyer topin dhe shënon. Me të startuar pjesa e dytë, kavajasit kalojnë në avantazh me Mario Morinën

që shënon golin e parë me verdhezinj­të. Pas këtij goli është përsëri Besa që luan më mirë dhe kërkon golin e sigurisë. Aktivizimi i Edmond Hoxhës ka sjellë më shumë lëvizshmër­i te krahu i majtë i Besës dhe shpesh ai bëhet protagonis­t i sulmeve e pasimeve. Është Besa që komandon në lojë me një dirigjent si Mehlid Mihani. Për të ardhur te goli i sigurisë, ku Ervis Kaja korrigjon gjithçka duke shfrytëzua­r një pasim të Mihanit dhe me kokë e çon topin në trekëndësh­in e mbrojtur nga Dajsinani. Nuk ka më gola dhe Besa fiton 3-1.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania