Panorama Sport (Albania)

“Tak-tak”, Skënderbeu troket si kampion

Dopietë e mesfushori­t tiranas, Soue dhe Xhejms mbyllin llogaritë

- LLAZI SARO

Skënderbeu nuk fal, pavarësish­t shtatë mungesave kundër Lushnjës. Taku zhbllokon takimin me një dopietë dhe përballë ekipit të vendit të fundit të renditjes, korçarët gjejnë golat dhe lojën e duhur duke kaluar me lehtësi kundërshta­rin dhe mbajtur kreun me një distancë prej gjashtë pikësh në pritje të ndeshjeve të tjera të kësaj jave. Me shumë ndryshime në lojë, trajneri Daja kursen edhe Lilajn dhe Micin për këtë takim dhe zgjedhjet i përgjigjen mirë duke krijuar raste dhe volum që në fillim të takimit.

PJESA E PARË

Rasti i parë është ai i Bruno Ditës në minutën e 12-të, kur nga jashtë zone lëshon një të djathtë të fortë, por portieri Bejte përgjigjet mjaft mirë duke devijuar në korne. Skënderbeu insiston dhe kërkon golin, të cilin e gjen në minutën e 20-të të takimit. Ali Soue mban mirë një top në zonë dhe shërben në qendër për Takun që nuk gabon nga fare pranë dhe kalon ekipin në avantazh. Me golin e shënuar, Skënderbeu fiton më shumë siguri dhe tre minuta më pas është Shkodra që godet, por topi nuk i bindet dhe përfundon jashtë. Ende pa kaluar gjysmë ore lojë, miqtë befasojnë që në zbritjen e parë të tyre. Mone në krahun e majtë të sulmit harkon saktësisht për Sefën që shënon ndaj ishekipit të tij. Barazim 1-1 dhe gjithçka nis nga e para për Skënderbeu­n. Korçarët rrisin ofensivën dhe në minutën e 40-të pretendojn­ë edhe për një 11-metërsh, por nuk është i këtij mendimi kryesori i takimit. Vetëm një minutë më pas, Taku përsëritet sërish. Janë po të njëjtët aktorë të golit të parë me Soue që shërben dhe Taku që e kthen në gol aksionin e bardhekuqv­e. 21 dhe Skënderbeu mundohet ta mbyllë me gol takimin, kur në minutën e fundit Dita godet nga larg, por pa rrezik për Bejten. PJESA E DYTË

Fraksioni i dytë nis sërish me Skënderbeu­n në sulm që kërkon golin e qetësisë dhe është Muzaka që do të japë sinjalin e parë, por topi nuk gjen forcën e duhur për të përfunduar në rrjetë pas devijimit të Bejtes. Skënderbeu intensifik­on akoma më shumë sulmet dhe këtë herë Radas provon aksionin personal nga goditja e dënimit, por topi përfundon jashtë për pak. Në

minutën e 75-të do të vinte dhe goli i tretë për Skënderbeu­n. Një super Vangjeli shkon në fundore me lehtësi dhe gjen harkimin perfekt për Souenë, që me kokë shënon golin e tretë për Skënderbeu­n dhe të parin personal. Skënderbeu blindon

trepikëshi­n, por nuk është i këtij mendimi Sefa që vë në vështirësi kapitenin Shehi, të cilit i duhet të nxjerrë nga repertori i tij një superpritj­e në minutën e 79-të për t'u mohuar golin lushnjarëv­e. Megjithatë, Skënderbeu e mbyll me gol takimin, pasi gjithçka nis nga

këmbët e Demte, që pason për Muzakën dhe ky i fundit nxjerr të lirë Xhejmsin në zonë, i cili, pasi shmang edhe portierin shënon golin e katërt. 4-1 për bardhekuqt­ë dhe Skënderbeu e ka mendjen tashmë te Partizani i Beogradit në Europa Ligë.

 ?? Fotot: Skënderbeu.al ?? Taku feston dopietën e parë me Skënderbeu­n
Fotot: Skënderbeu.al Taku feston dopietën e parë me Skënderbeu­n

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania