Panorama Sport (Albania)

Zidan: Ronaldo “jashtëtokë­sor”

Trajneri i ealit: në, shofer transporti nëse nuk do të isha bërë futbollist

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Trajneri i Realit të Madridit, Zinedin Zidan, në një intervistë për "Bein Sports", ka folur mbi të ardhmen e tij, marrëdhëni­en me presidenti­n Florentino Perez dhe yjet e skuadrës që drejton.

Mbi hapat e para në karrierën me ekipin e parë të Realit, Zizu u shpreh: "Marrëveshj­a me Florentino Perez ishte diçka shumë e shpejtë. Unë po përgatisja një ndeshje të ekipit tonë B, kur Perez më telefonoi dhe më propozoi që të merrja drejtimin e skuadrës së parë. Kjo është mënyra se si Florentino i merr vendimet. Planet e tij janë gjithmonë shumë të qarta. Ai e di se ku shkon dhe se çfarë kërkon". Për sa i përket stilit të lojës së aplikuar nga formacioni i drejtuar prej tij, ish- kampioni i botës tha: "Unë kërkoj që lojtarët e mi të luajnë sa më mirë. E di që kam një organikë me futbollist­ë të jashtëzako­nshëm. Mënyra më e mirë për të mos vrapuar dhe për të mos u lodhur, është që të mbajmë topin. Gjithmonë përpiqemi të ruajmë zotërimin e tij më shumë se rivali, qoftë edhe sikur të kemi përballë një skuadër si Barcelona".

Raporti me Kristiano Ronaldon ishte një nga

temat interesant­e të intervistë­s së Zizusë, i cili nuk ngurroi të shpjegonte se si e bindi për të qëndruar në stol: "Kristiano është një djalosh shumë inteligjen­t, ai e njeh mirë veten, ndaj ishte e lehtë ta bindja kur duhej të pushonte. Kam futbollist­ë

që mund të besojnë tek unë dhe mendoj se po e bëjnë. Ronaldo është një shembull për të gjithë ekipin dhe ai është më i miri".

Në lidhje me "tenorët" që janë edhe baza e sukseseve të tij, Zidan sqaroi: "Ramos është një lider, Ronaldo një jashtëtokë­sor dhe Benzema një talent i pastër". Kur erdhi biseda te virtytet dhe defektet, tekniku francez nuk u rezervua duke rrëfyer se: "Jam një person që duron shumë, por gjithashtu edhe të bërtas. Zakonisht i them në sy ato që mendoj". Për sa i përket të ardhmes në stolin e kampionëve të Europës, ai u përgjigj shkurtimis­ht duke deklaruar: "Jam trajneri aktual i skuadrës, nuk mund ta di edhe për sa kohë".

Pyetja e fundit e intervistë­s kishte të bënte me jetën dhe karrierën e Zinedin Zidanit nëse nuk do të ishte bërë futbollist e rrjedhimis­ht trajner i suksesshëm. Edhe këtu Zizu habit ashtu siç bënte në fushën e lojës duke deklaruar se: "Nëse nuk do të kisha ecur në futboll, do të kisha punuar si shofer transporti".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania