Panorama Sport (Albania)

Çelsi bën goditjen e parë, vjen Bakajoko

I hapet rruga e transferim­it të Matiçit në “Old Trafford”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Çelsi është një hap larg transferim­it të parë në merkaton e kësaj vere. Tiemue Bakajoko pritet të jetë goditja e parë e kampionëve të Çelsit. Mesfushori i Monakosë do të transferoh­et në "Stamford Bridge" nga Monako për shifrën e 35 milionë paundëve. Sipas "DailyMail" akordi mes dy klubeve është gjetur. Në këtë mënyrë i hapet rruga e largimit Nemanja Matiçit drejt Mançester Junajtid. BAKAJOKO

Antonio Konte ua kishte bërë të qartë drejtuesve se e donte me çdo kusht mesfushori­n 22-vjeçar, i cili debutoi edhe me Kombëtaren e Francës muajin e shkuar. Bakajoko bëri një sezon të shkëlqyer me skuadrën e Principatë­s, ku fitoi titullin kampion në Ligën e Parë dhe shkoi deri në gjysmëfina­let e Champions-it. MATIÇ

Matiç ishte një pjesë e rëndësishm­e e skuadrës së teknikut italian gjatë sezonit të fundit, por tani që pritet të vijë francezi, Konte është i gatshëm që të dëgjojë oferta për mesfushori­n serb. 28-vjeçari kërkohet nga ishtrajner­i i tij Zhoze Murinjo te Mançester Junajtid dhe një gjë e tillë ka marrë edhe aprovimin e lojtarit. Ishte pikërisht trajneri portugez ai që e riktheu në "Stamford Bridge" në janar të 2014-ës, pasi ishte shitur drejt Benfikës në vitin 2011 si pjesë e marrëveshj­es së transferim­it të David Luizit. Murinjo ka prioritet katër blerje në merkaton e verës për të përforcuar "djajtë" e tij. Ai e ka bërë goditjen e parë në mbrojtje, mbrojtësin suedez Viktor Lindelof, që erdhi për 30 milionë paund pa bonuset. Matiç do të bëhej kështu goditja e dytë e 20 herë kampionëve të Anglisë, me Alvaro Moratën dhe Ivan Perisiçin, si të destinuari­t e ardhshëm për të ardhur në Mançester.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania