Panorama Sport (Albania)

"Tronditet" Makabi Tel Aviv, Stramaçoni i merr Ben Haimin

-

Makabi Tel Aviv është duke u përgatitur për ndeshjen e parë eliminator­e në Ligën e Europës kundër Tiranës, por trajneri Zhordi Krujf dhe drejtuesit e klubit janë "tronditur", sepse njëri prej lojtarëve kryesorë të tyre mund të largohet. Bëhet fjalë për Ben Haim, i cili ka pasur një ofertë nga skuadra e Spartës së Pragës dhe, në ditët e ardhshme, mund t'i bashkohet trajnerit Andrea Stramaçoni. Mesfushori i skuadrës izraelite duket se do të pranojë ofertën e bërë nga ekipi çek, pasi do të përfitojë 4.8 milionë euro në katër vitet e ardhshme. Burime brenda klubit nga Izraeli bëjnë me dije se Ben Haim u ka thënë lojtarëve se do të largohet dhe do të nisë një aventurë të re. Ai do të ketë shansin të luajë me një nga mesfushorë­t që ka bërë histori në Europë si Tomas Roziçki. Me një largim të tillë, Makabi pritet të humbasë shumë forca në mesfushë, sidomos kur dihet që pak ditë më parë shpalli "divorc" edhe 37-vjeçari Josi Benajun, që shkoi te rivalët e Beitar Jerusalem.

MIQËSORJA - Zhordi Krujf ka zhvilluar miqësoren e parë para përballjes me Tiranën. Makabi Tel Aviv nuk shkoi më larg se barazimi 1-1 kundër Trançin, skuadër sllovake. Trajneri i skuadrës izraelite nuk e ka bërë dramë, madje ai është shprehur i kënaqur nga performanc­a e lojtarëve të tij në këtë test. "Janë ndeshje që do të na shërbejnë për të kuptuar gjendjen tonë fizike. Mora sinjale pozitive nga lojtarët, por kemi akoma shumë punë për të bërë", ka thënë pas ndeshjes Krujf.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania