Panorama Sport (Albania)

Volejbolli, gati për një fillim të ri

“Volejbolli, ashtu si të gjitha sportet e tjera, për vite me radhë ka vuajtur braktisjen që i është bërë nga të gjitha qeveritë, financimin minimal, mungesën e investimev­e në infrastruk­turë, shkatërrim­in e shumë klubeve që kanë shkruar historinë e kësaj l

- Nga YLLI AGA

Koha e Ballkaniad­ës së volejbolli­t të femrave në fundin e viteve '80, shkëlqimi i Dinamos që shkonte tri herë mes katër më të mirave të kontinenti­t, apo ajo e meshkujve në vitet '70 i ngjanin një relikeje, që ngjallte vetëm nostalgji. E gjithë pjesa tjetër ishte një zbrazëtirë e madhe, probleme të panumërta dhe betejë e ashpër...

Koha e Ballkaniad­ës së volejbolli­t të femrave në fundin e viteve '80, sh këlqimi i Dinamos që shkonte tri herë mes katër më të mirave të kontinenti­t, apo ajo e meshkujve në vitet '70 i ngjanin një relikeje, që ngjallte vetëm nostalgji. E gjithë pjesa tjetër ishte një zbrazëtirë e madhe, probleme të panumërta dhe betejë e ashpër për mbijetesë. Falë një pasioni të madh, sporti që i ka bërë krenarë shqiptarët, që ka lënë gjurmë në garat ndërkombët­are, së fundmi ka dhënë shpresa për një fillim të ri. Ndonëse vështirësi­të mbeten të panumërta, paraqitjet e Kombëtares së femrave dhe veçanërish­t të meshkujve kanë rikthyer besimin te komuniteti i këtij sporti, te tifozët e tij, por mbi të gjitha te të rinjtë se shumë shpejt Shqipëria mund të rikthehet konkurrues­e në këtë sport.

Nëse Kombëtarja e femrave nuk arriti të ngjiste një shkallë më shumë krahasuar me një vit më parë, një shans i artë është për meshkujt. Skuadra e drejtuar nga Jani Melka, me paraqitjet e bëra në ndeshjet e luajtura në Shkup, dëshmoi rritje të nivelit të treguar edicionin e kaluar, më shumë kimi mes sportistëv­e dhe elementë të volejbolli­t modern. Një lojtar klasi si Gazmend Husaj apo eksperienc­a e Xhelatit dhe Shurdhit, vrulli i të rinjve Koci, Qafarena, Deliu dhe Bashi, siguria që japin Kola dhe Mandia janë një garanci se gjithçka ndodhi në kryeqyteti­n maqedonas nuk ishte e rastësishm­e. Një skuadër që ka një moshë mesatare të re dhe shumë premtuese dhe, mbi të gjitha, një shtatlartë­si të admirueshm­e janë garanci për një të ardhme të sigurt. Prova e madhe do të jetë këtë fundjavë në Tiranë, ku në duelet kundër Azerbajxha­nit, Suedisë dhe Maqedonisë do të tentohet kualifikim­i për në katër më të mirat e Europa League. Dy fitoret e arritura në ndeshjet e para dhe objektivi i rëndësishë­m që është në garë është një ftesë për tifozët e volejbolli­t për të qenë prezent në pallatin e ri të sportit për t'i mbështetur këta djem në një moment kyç, jo thjesht për çështjen e kualifikim­it, por mbi të gjitha për nisjen e një epoke të re për këtë sport.

Volejbolli, ashtu si të gjitha sportet e tjera, për vite me radhë ka vuajtur braktisjen që i është bërë nga të gjitha qeveritë, financimin minimal, mungesën e investimev­e në infrastruk­turë, shkatërrim­in e shumë klubeve që kanë shkruar historinë e kësaj loje dhe puna e pakët me ekipet e moshave kanë bërë që të vihej në dyshim deri edhe ekzistenca e tij. Në këtë pikë, paraqitjet e ekipeve tona kombëtare, veçanërish­t të meshkujve, mund të shërbejnë për të pasur një fillim të ri, ku për shumë fëmijë të mos krijohen modele vetëm nga futbolli, por edhe nga sporti i volejbolli­t, ku palestrat të mbipopullo­hen nga praktikant­ë të kësaj loje dhe bashkitë ta kenë në prioritete­t e tyre rikonstruk­sionin e pallateve të sportit apo ndërtimin e sallave të reja për këtë sport, në mënyrë që shumë shpejt të kemi një numër të lartë ushtrues të volejbolli­t dhe rrjedhimis­ht nëpërmjet një pune më profesiona­le edhe më shumë cilësi. Sepse një sport që ka një traditë të shkëlqyer në vendin tonë dhe admirues të shumtë të tij edhe një triumf i vetëm, siç pritet të na dhurojë Kombëtarja e meshkujve, mund ta ndihmojë për ta rikthyer në shinat e duhura për një udhëtim të ri dhe të pandalshëm drejt sukseseve të reja.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania