Panorama Sport (Albania)

Vllaznia, drejtori Zeka kundër Cungut

"Me Bakajn i kurseva klubit 15 mijë euro, ja pse Mulemos duhet t'i themi faleminder­it. 16 futbollist­ë janë nën kontratë"

- ADMIR URUÇI

"Shpërthen" drejtori sportiv i Vllaznisë, Eugent Zeka. Në një intervistë ekskluzive për "Panorama Sport", ai bën analizën e sezonit të fundit dhe zbulon disa prapaskena. Zeka nuk kursen as trajnerin Armando Cungu, duke i bërë apel që të nisë stërvitjen, pasi nën kontratë janë...

"Shpërthen" drejtori sportiv i Vllaznisë, Eugent Zeka. Në një intervistë ekskluzive për "Panorama Sport", ai bën analizën e sezonit të fundit dhe zbulon disa prapaskena. Zeka nuk kursen as trajnerin Armando Cungu, duke i bërë apel që të nisë stërvitjen, pasi nën kontratë janë 16 lojtarë. Gjithashtu i sqaron edhe marrëveshj­en me Elis Bakajn, por edhe polemikat për ardhjen e kongolezit Mulemo.

Zeka, duket sikur puna është ndalur te Vllaznia. Çfarë po ndodh me klubin?

Për të gjithë ata që janë nën kontratë me Vllazninë, pavarësish­t nga roli dhe detyra, puna duhet të vazhdojë pa ndërprerje. Pritja e analizës me bordin drejtues të klubit nuk duhet të jetë justifikim për askënd prej nesh. Si profesioni­stë, e kemi për detyrë të punojmë me të njëjtin seriozitet dhe përkushtim, meqenëse vazhdojmë të paguhemi pranë klubit Vllaznia. Personalis­ht jam çdo ditë në punë me kolegët e Akademisë, që vazhdojnë me pasion dhe seriozitet stërvitjet.

OK, por ekipi i parë i Vllaznisë ende nuk ka dalë në stërvitje dhe, për më tepër, nuk është afruar asnjë lojtar gjatë merkatos...

Për sa i përket skuadrës së parë, askush nuk e ndalon apo kundërshto­n stafin teknik të zbresë në fushë për t'u stërvitur dhe mbajtur në forme lojtarët që janë nën kontratë. Por, edhe për të vëzhguar e testuar të rinjtë e Akademisë sonë, si dhe për të provuar ndonjë afrim të mundshëm në këtë periudhë. Terreni sportiv dhe baza materiale nuk mungojnë, kështu që 16 lojtarët që janë nën kontratë bashkë me stafin teknik askush i pengon të nisin stërvitjen.

Kush e ka përgjegjës­inë ekskluzive për merkaton e Vllaznisë?

Në bazë të vendimit të bordit drejtues të klubit në janar të këtij viti, personi që ka për detyrë të koordinojë merkaton e Vllaznisë është drejtori sportiv. Prandaj, çdo lëvizje jo në bashkëpuni­m të plotë me mua është direkt në kundërshti­m me direktivat e dhëna nga vetë drejtuesit e klubit. Profesioni­stët do të thonë që secili të mbulojë detyrat e veta dhe njëkohësis­ht të respektojë të të tjerëve.

A ka një strategji klubi sa u përket afrimeve për sezonin e ri?

Për sa u përket strategjiv­e, një ndër ato është ndërtimi dhe përbërja e skuadrës me sa më shumë lojtarë nga rrethi i Shkodrës dhe akademisë Vllaznia.

Administra­tori Gjyrezi dhe trajneri Cungu janë takuar me mesfushori­n Hasani. Po me shkodranët e tjerë, çfarë është bërë?

Për sa u përket emrave që lakohen, kuptohet për ata

shkodranë është pikërisht dëshira dhe objektivi im që në fillim të punës sime te Vllaznia. Të gjithë, i madh dhe i vogël, e dinë që kam insistuar për një Vllazni me sa më shumë shkodranë. Sot ndihem i realizuar profesiona­lisht që stafi teknik dhe të gjithë më japin të drejtë dhe po më mbështesin në realizimin e këtij objektivi të mrekullues­hëm.

Cungu ka thënë se ju duhet të jeni më pranë ekipit, keni një reagim për këtë?

Është e qartë, para syve të të gjithëve fakti që unë nuk bëj punë të dytë jashtë Vllaznisë

dhe, për më tepër, nuk kam bërë asnjë ditë pushim deri tani. Prandaj, të gjithë kohën time ia kam kushtuar Vllaznisë. Unë jam drejtor sportiv i të gjithë klubit dhe jo vetëm i skuadrës së parë. Si i tillë, kam bashkëpunu­ar me të gjithë dhe kam qëndruar pranë të gjitha hallkave të klubit, nga më i vogli te më i madhi. Kam bërë punën time brenda rolit dhe detyrave që mbuloj pranë klubit Vllaznia.

Po për sa i përket lojtarit belg, Landri Muleno, i afruar në merkaton e janarit dhe që trajnerit Cungu nuk i ka

pëlqyer, cili është mendimi juaj?

Vlerat dhe aftësitë profesiona­le të lojtarit janë të padiskutue­shme dhe ato i kanë konstatuar dhe aprovuar me sytë e tyre edhe rreth 12 mijë tifozë të pranishëm në ndeshjen e fundit me Tiranën. Për CV-në e tij të pasur dhe të verifikues­hme nga të gjithë, për sjelljen korrekte, por edhe për koston më të ulët se lojtarët shkodranë në rolin e tij, Mulemo meriton falënderim­et dhe respektin e të gjithëve, pa përjashtim. Për më tepër, ai u afrua te Vllaznia pa marrë asnjë këst të kontratës në dorë, siç është vepruar me lojtarët e tjerë dhe duhet të jemi mirënjohës për besnikërin­ë dhe kontributi­n e tij si profesioni­st, që nga fitorja e madhe me Flamurtari­n 3-2, deri në ndeshjen e fundit dhe më të rëndësishm­e kundër Tiranës.

Në janar u afrua edhe Elis Bakaj. Si qëndron e vërteta e pagesës së tij, pasi ka zëra se dikush tjetër e ka shlyer dhe jo klubi?

Elis Bakaj është propozuar nga trajneri Armando Cungu te Vllaznia dhe përmes agjentit të lojtarit, na janë kërkuar në fillim pesë mijë euro në muaj. Pra, në pesë muaj qëndrim, Bakaj do të merrte 25 mijë euro.

Çfarë ndodhi më pas, e pranuat këtë kërkesë?

Pas rezistimit dhe këmbëngulj­es sime, kur të gjithë u nevrikosën dhe menduan se dështuam në këtë operacion, unë vazhdoja dhe arrita të firmosim me lojtarin për vetëm 2500 euro në muaj dhe pa i dhënë janarin. Pra, vetëm katër muaj pagë, duke i kursyer klubit plot 15 mijë euro. Hipotezat e tjera mbi lojtarin nuk më interesojn­ë, sepse për mua është e rëndësishm­e që arkave të klubit i

shpëtova 15 mijë euro dhe Bakaj erdhi për të luajtur te Vllaznia.

Në verën e kaluar u afruan disa lojtarë, kurse në janar u prishën dy kontrata. Si e keni parë këtë situatë me lojtarë si Ho6ha apo kroati Veitzer?

Unë kam ardhur te Vllaznia në shtator, kur merkatoja kishte përfunduar. Gjithsesi, pa kërkuar fajet tek askush, në dhjetor unë jam munduar të mbuloj e korrigjoj disa gabime të bëra gjatë verës. Për shembull, prishja e kontratave pas shumë përpjekjev­e të mia me lojtarë si Wlli Hoxha e Ivor Veitzer, ishte një tjetër sukses, pasi bënë që t'i kurseja klubit rreth 55 milionë lekë të tjera. Po t'i shtojmë edhe shumën që ishin paguar deri në atë moment lojtarët, dëmi ekonomik do të shkonte mbi 100 milionë lekë të vjetër vetëm për ata të dy.

Ju mendoni se janë shpërdorua­r lekët në merkaton e verës së shkuar?

Nuk mendoj që lekët janë shpërdorua­r, pasi jam i bindur që kolegët e mi kanë bërë më të mirën e mundshme, por është normale që aty ku punohet, edhe mund të gabohet. Numri i madh i lojtarëve të përjashtua­r nga stafi teknik këtë sezon dhe i atyre të paaktivizu­ar rregullish­t në fushë, kanë bërë të humbasin lekët, por jo leksionin për të gjithë ne. Në vazhdim duhet të jemi më të kujdesshëm në përzgjedhj­et tona për të evituar gabimet dhe problemet e vjetshme.

Vllaznia i shpëtoi rënies vetëm në fund, si do ta quanit sezonin 89:;-89:<?

Të suksesshëm, sepse Vllaznia B u ngjit në Kategorinë e Parë, duke na bërë klubin e parë në histori me dy skuadra në Ligat Profesioni­ste. Fituam titullin kampion të Shqipërisë me U-19, U-16 dhe U-13.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania