Panorama Sport (Albania)

Alegri kërcënon Realin: Champions-i është i yni

“Ronaldo s’është Madridi, pres shumë nga Dibala e Higuain”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

“Ky Juventus ka tashmë maturinë e duhur për të sjellë Champions-in në shtëpi. Tani nuk më mjafton vetëm që të jem në Kardif, por dua trofeun në avion me ne gjatë kthimit në Itali. Madje, jam i sigurt se këta djem do të na e dhurojnë, sepse e meritojnë për gjithçka kanë bërë në këtë sezon". Masimilian­o Alegri lë mënjanë përulësinë dhe respektin ndaj kundërshta­rit dhe më në fund tregon thonjtë. Trajneri i Juventusit nuk ka ndër mend më që të fshihet mes fjalëve, por urdhëron fitimin e sfidës së sotme në Kardif, pasi ai ka besim të verbër te skuadra e tij dhe nuk i trembet aspak, as Realit dhe as Ronaldos.

Alegri, çfarë ndeshjeje prisni?

Një ndeshje që duhet përballuar me qetësi, sepse kemi punuar shumë fort gjatë të gjithë vitit për të arritur në këtë finale. Nuk do të jetë e lehtë kundër Realit të Madridit, sepse e dimë që ata janë kampionët në fuqi dhe jo më kot janë rekordmenë­t e trofeut.

Alvesh, Barzalji, Kuadrado... Cilat janë dyshimet e tua?

Nuk kam zgjedhur ende, sepse është një ndeshje që mund të zgjasë 90 ose edhe 120 minuta. Natyrisht që do të isha i lumtur sikur ta mbyllnim edhe më shpejt sesa kaq, por nëse nuk ia del atëherë do të të nevojiten zëvendësim­et. Stoli duhet të jetë deciziv në Kardif.

A vjen Juventusi në formën më të mirë të mundshme në këtë duel?

Fitoret e shumta të arritura

në fushë gjatë gjithë këtij viti kanë qenë stërvitjet më të rëndësishm­e për këtë finale. Nesër (sot) është një ndeshje që duhet fituar me çdo kusht, është një ndeshje në të cilën duhet të kuptojmë saktësisht se kur do të na duhet të sulmojmë dhe më pas të mbrojmë. Kundër Realit duhet të kemi brenda nesh bindjen për të marrë me vete në Torino trofeun e Champions-it.

Juventusi me mbrojtjen më të mirë, Reali që ka shënuar gjithmonë dhe shumë. Çfarë do të thotë kjo?

Që nesër (sot) ndoshta Reali nuk do të shënojë. Gjithsesi, numrat nuk kanë rëndësi, kur pritet të luhet një finale. Nëse duam të fitojmë, duhet të kemi më shumë dëshirë sesa madrilenët për t'u sakrifikua­r.

Higuain tani duhet të tregojë që di të fitojë edhe finale...

Nuk duhet të tregojë asgjë. Ka shënuar prej kohësh gola me peshë, si ato kundër Monakos për shembull. Dhe jam i bindur që ndaj Realit të Madridit do të bëjë një ndeshje madhështor­e.

Keni frikë se Dibala mund të vuajë presionin e një sfide si kjo?

Paulo është rritur sidomos në aspektin karakteria­l. Ka luajtur ndeshje fantastike dhe nuk do të ketë aspak presion. Nesër (sot) zbresim në fushë si finalistë dhe ndeshje si kjo duhen luajtur, duhet bërë ajo që nevojitet për të marrë me vete në shtëpi trofeun. Madje, unë mendoj se ky duel mund të jetë rruga i tij më e saktë për të bërë hapin madhor, sepse të luash një finale Champions-i nuk të ndodhë çdo ditë.

Manxukiç, një bishë e vërtetë...

Po bën gjëra të rëndësishm­e, është një lojtar që e ka fituar këtë turne dhe unë jam me fat që e stërvis atë dhe këtë grup që është rritur së bashku dhe në të njëjtën nivel.

Diferencat mes Juves së 2015-ës dhe kësaj të sotmes cilat janë?

Edhe dy vite më parë e merituam finalen, por kurrsesi nuk kishim këtë vetëbesim që kemi sivjet. Prandaj, kundër Realit do të jetë ndryshe.

Do të keni përballë Kristiano Ronaldon... Gjatë përgatitje­s, ke marrë ndonjë masë të veçantë për ta ndaluar një fenomen si ai?

Ajo që më intereson mua është Juventusi dhe fakti që të bëjmë një paraqitje krenare, të zgjuar, përveçse me një dozë të lartë teknike. Reali ka një organizim të rëndësishë­m dhe Ronaldo është vetëm një prej interpretu­esve, nuk është e gjithë skuadra. Por, e theksoj fort, ne sivjet jemi të bindur se mund ta fitojmë trofeun.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania