Panorama Sport (Albania)

Plani i Vllaznisë, rikthimi dhe promovimi i lojtarëve shkodranë

Drejtori Zeka paralajmër­on analizë të thellë të sezonit të fundit

-

Sezoni që sapo u mbyll nuk mund të kalojë pa analizë te Vllaznia. Një gjë të tillë e thekson vetë drejtori sportiv i klubit, Eugent Zeka. Përveç analizës së sezonit, Zeka zbuloi edhe planet e merkatos së Vllaznisë. Ndonëse nuk flitet me emra konkretë, Zeka pohoi se puna për sezonin e ri ka nisur, por nuk ka aprovuar asnjë emër, nga ato që lakohen së fundmi në ambientet sportive. Zeka, a ka filluar puna në klubin shkodran për sezonin e ri?

Te Vllaznia, puna për sezonin e ri ka filluar që të nesërmen e ndeshjes së fundit me Tiranën. Analizimi i paraqitjev­e, rendimenti

gjatë gjithë vitit, objektivat individual­e dhe kolektive të realizuara apo jo, do të jenë ndër faktorët kryesorë të rivlerësim­it për të gjithë. Më pas do të vendoset se cili do të vijojë me Vllazninë. Pra, më parë pritet që të ketë një analizë të punës...

Nuk mund të ndërtohet sezoni i ri,

duke mohuar apo anashkalua­r këtë që sapo mbyllëm. Prandaj, përveç analizave, do ketë edhe respekt maksimal për të gjithë ata që kanë dhënë kontributi­n e tyre te Vllaznia. Klubi nuk mohon mundin dhe djersën e askujt, përkundraz­i ka qenë dhe është shumë mirënjohës për të gjithë ata që kanë dhënë kontributi­n për ngjyrat kuq e blu, me ndershmëri, profesiona­lizëm dhe korrektësi.

A ka marrë ndonjë vendim klubi në lidhje me largimet nga ekipi?

Puna jonë është në proces dhe aktualisht nuk kemi asnjë vendim, si për të larguar apo edhe për të afruar

te Vllaznia. Fakti që lojtarët kërkojnë skuadra të tjera, pa marrë vendimin zyrtar të klubit tonë në lidhje me rikonfirmi­min apo jo të tyre, lejon të nënkuptohe­n shumë gjëra… Uroj të jetë vetëm shpresa dhe dëshira e tyre për të gjetur më mirë dhe jo ndoshta vetëdija e tyre që këtu e kanë derën e mbyllur… Ka emra konkretë se ku po mbështet puna e drejtuesve të klubit për të bërë afrimet e duhura?

Nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me emrat që lakohen nëpër media apo rrjete sociale, për afrime të ndryshme pranë Vllaznisë. Ndonëse mes tyre mund të ketë edhe shembuj të mrekullues­hëm, si Edon Hasani, Erjon Vucaj apo Gilman Lika, që çdo klub dëshiron t'i ketë në gjirin e vet. Burimi i vërtetë i informacio­nit është vetëm zëri i drejtuesve të Vllaznisë, të cilët kanë qenë dhe janë gjithmonë të gatshëm për të informuar dhe sqaruar këdo që është i interesuar të marrë lajme të sakta dhe të vërteta

në lidhje me Vllazninë. Cilat janë përparësit­ë e klubit për të ndërtuar skuadrën e të ardhmes?

Siç e ka parashtrua­r edhe kryesia e klubit, përparësi do të ketë produkti vendas, futbollist­ët me prejardhje nga Shkodra, promovimi i elementit të ri të formuar pranë akademisë "Vllaznia". Klubi "Vllaznia" është marka më e bukur e futbollit shqiptar, prandaj është në detyrën tonë të promovojmë sa më mirë elementin shkodran dhe ta ndihmojmë atë që të bëhet pjesë e tregut futbollist­ik, si brenda dhe jashtë vendit. Forca e qytetit të Shkodrës janë njerëzit e mirë dhe kjo u manifestua shumë bukur edhe në ndeshjen e fundit me Tiranën, ku ata mbushën stadiumin dhe i pasqyruan gjithë Shqipërisë kulturën sportive, dashurinë për sportin e futbollit dhe lidhjen e vërtetë shpirtëror­e që ata kanë me familjen më të bukur sportive, Vllazninë. Admir Uruçi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania