Panorama Sport (Albania)

Mrekulli e Bostonit, rihap finalen e Lindjes

-

Surpriza vjen në finalen e tretë të Konferencë­s së Lindjes. Boston Sëlltiks ka liderin e saj Tomas fitoi 108-111 në Klivlend dhe shënon pikën e parë në këtë seri. Një superndesh­je për skuadrën e drejtuar nga trajneri Stivens, edhe pse në fundin e pjesës së parë ishin në disavantaz­h 50-66. Përcaktues­e e mbrëmjes ishte trepikëshi i Bredli "in extremis". Tashmë Sëlltik rihap finalet në 2-1 dhe duhet edhe e pesta për të kurorëzuar zyrtarisht "mbretëresh­ën" e Konferencë­s së Lindjes. LeBron Xhejms ka qenë në hije në këtë ndeshje, vetëm 11 pikë të shënuara prej tij. Boston është ende gjallë. Edhe pse pas periodës së dytë u duk një goditje sa i përket rezultatit final dhe moralit të skuadrës mike, ndodhi e kundërta. Sëlltik dëshmuan se nuk ishin dorëzuar ende, ndonëse të privuar nga potenciali i Tomas. Ndeshja nis me një "arratisje" të të zotëve të shtëpisë që e mbyllën periodën e parë në shifrat 35-24, për ta thelluar avantazhin edhe në periodën e dytë e fituar po nga ata 31-26. Përkohësis­ht kampionët në fuqi të NBA-së udhëhiqnin në +16 pikë. Edhe në fillimin e periodës së tretë historia duket se është e shkruar. Në "Quicken Loans Arena" janë Kiri Irving dhe Kevin Lav, të cilët të dy së bashku regjistroj­në 57 pikë, 10 asiste dhe 12 topa në tabelë. Ndërsa tabela elektronik­e tregon një epërsi komode të skuadrës së Ohajos në +21 pikë, Bred Stivens u detyrua të sinjalizoj­ë një "time out". Dhe nga ai moment ndeshja merr një rrjedhë krejt tjetër. Në fundin e periodës së tretë Boston ngushton shifrat në -5 pikë, 87-82. Dhe ky ishte preludi i përmbysjes së madhe që e lejoi Sëlltiks edhe të fitonte krejt finalen 111-108. Por epilogu ka qenë për "infarkt". Ndërsa kishin mbetur vetëm katër sekonda nga fundi i finales, Bredli provon për tri pikë. Topi prek hekurin dhe përfundon në kosh në të mijtën e sekondës. Boston Sëlltiks me këtë fitore ngushton ndaj Kavaliers në 2-1. Një triumf pa xhevahirin e tyre, për shkak të një problemi fizik që, me shumë gjasa, do ta mbajë jashtë "play off"-it.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania