Panorama Sport (Albania)

Ndahen vazot, short ferri për Spërsat dhe Liverpulin

Skenari më i keq: Bajern, Barcelona, Totenhem dhe Roma

-

Totenhemi u rendit vërtet në vend të dytë në Premier Ligë këtë sezon, por kjo nuk mjafton që ata të shmangin një grup ferri në sezonin 2017/'18 të Champions- it pas konfirmimi­t të vazos së parë. Në shortin e gushtit, nënkampion­ët e Anglisë pritet të jenë në vazon 3 dhe kjo do ta vështirëso­nte shumë shortin e tyre në fazën e grupeve. Skenari më i keq i mundshëm do të ishte në një grup me Bajernin, Barcelonën dhe Romën. Shpresa e vetme e skuadrës së Poçetinos për një short më të lehtë është humbja e Mançester Junajtid në finalen e Ligës së Europës kundër Ajaksit ditën e nesërme ( do kapërcenin në vazon 2). Edhe për Liverpulin nuk parashikoh­et një short i lehtë. Nëse skuadra e Klopit do të kalojë me sukses "play off"-in, atëherë 5 herë kampionët e Europës do të grupohen në vazon 3. Bajerni, Reali i Madridit, Juventusi, Benfika, Çelsi, Monako, Spartaku i Moskës grupohen në vazon 1 si kampionet e vendeve të tyre. Ndërkohë që në vazon 1 do të jenë edhe kampionët e Shahtjorit, pasi, duke qenë se finalistet e Champions- it këtë sezon, Reali dhe Juventusi, janë shpallur kampione në kampionate­t respektive dhe nuk do të zënë vend në këtë vazo si kampione në fuqi e Europës. Në vazon 2 provizoris­ht renditen Barcelona, Atletiko e Madridit, PSG- ja, Borusia e Dortmundit, Mançester Siti, Porto dhe Mançester Junajtid, nëse këta të fundit fitojnë Ligën e Europës. Ndërkohë që Sevija do të jetë ekipi i tetë i vazos po u kualifikua nga "play off". Kjo do të thotë se Totenhemi mund të jetë në një grup me Barçën, Bajernin, ose mund të përplaset edhe në një grup me Realin e Madridit ose PSG-në.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania