Panorama Sport (Albania)

Ja 34 arsyet pse Juventusi mund të bëjë tripletë sivjet

-

Ditën e djeshme, Interi festoi datën 22 maj. Në atë ditë, për herë të parë një ekip italian arriti të fitonte tre tituj në një sezon të vetëm (Kupë, kampionat, Champions). Kanë kaluar shtatë vite dhe tani Tripleta e famshme është një synim i Juventusit. Pas fitores së Kupës së Italisë dhe titullit kampion, tani është një tjetër ndeshje e rëndësishm­e për t'u luajtur. Mbrojtja, eksperienc­a, uria për të fituar janë disa nga arsyet pse "Zonja" mund të thyejë Realin. Më poshtë janë 10 arsye pse ky mund të jetë viti i Juventusit. KALENDARI- Juventusi dhe Reali i Madridit do të kenë 13 ditë për të përgatitur finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, por madrilenët nuk do të zbresin më në fushën e lojës përpara sfidës së Kardifit. Ndërkohë, Juventusi ka një tjetër ndeshje me Bolonjën në fundjavë, por kurrsesi nuk duhet të quhet problem. Madje kjo është gjë e mirë në prag të ndeshjes me Realin. Shërben për t'i mbajtur të gjithë të gatshëm, edhe ata që s'do të luajnë në finale.

FAULLET- Armët e bardhezinj­ve janë të shumta. Mes tyre është ajo e goditjeve standarde. Sigurisht që kërkohet vëmendje e veçantë për të markuar Sergio Ramosin, por në fazën mbrojtëse centimetra­t e Bonuçit, Kielinit dhe Barzaljit të bëjnë të flesh pa shqetësime. Nga ana tjetër, Pjaniç dhe Dibala janë rrezik për Navasin. Ky i fundit s'duhet të jetë i qetë.

MBROJTJA- Kjo është arsyeja e tretë, po aq sa tre golat që ka pësuar Juventusi në këtë Champions. Fortesa e "Zonjës" me Bufonin dhe gardën përpara tij është gati për t'u dhënë fund ëndrrave të Ronaldos me shokë. TË URITUR- Nëntë finale të luajtura, por vetëm dy të fituara. E fundit daton në vitin 1996. Është koha për të larguar zhgënjimet. Është koha për festë! INTERI- Në Itali, fjala Tripletë është "pronë" e Interit. Të paktën deri tani. Kjo gjë e motivon akoma më shumë Juventusin për t'u prishur një arritje rivalëve të përjetshëm zikaltër. FORMACIONI- Alegri mund të bëjë surpriza në prag të finales dhe askush nuk e di se me cilën skemë dhe cilët lojtarë do të zbresë trajneri bardhezi në fushën e lojës. Nga Reali dihet gjithçka. Skema do të jetë 4-3-3 dhe dyshimi i vetëm është rikuperimi i Bejlit. Ndërkohë, Juventusi mund të luajë me 4-2-3-1, 3-4-2-1, 3-5-2 etj.

MANXUKIÇ-Ai e di shumë mirë se si shënohet në ndeshje të tilla. Shënoi në sfidën që vlente titullin kampion në Itali, por ndërkohë është i vetmi në skuadrën e Alegrit që ka shënuar në një finale të Ligës së Kampionëve (2013 kur Bajerni mundi Borusian) dhe e ka fituar atë.

HAKMARRJE- Te Reali zgjodhën Benzemanë dhe larguan Higuainin. Ja ku është! Këtë herë me fanellën bardhezi do të kërkojë të hakmerret ndaj ish-skuadrës së tij edhe për të treguar që ndoshta bënë gabim.

EKSPERIENC­A- Dani Alvesh, Khedira dhe Manxukiç dinë se si fitohet Liga e Kampionëve dhe gjatë këtyre mund të ndihmojnë ekipin me këshilla.

NUMRAT- Pak besim te numrat nuk bën keq. Që nga viti 1989, çdo shtatë vite, një ekip italian arrin të "pushtojë" Europën. Milani e bëri në 1989, Juventusi në 1996 dhe sërish Milani në vitin 2003. Interi i Murinjos triumfoi në vitin 2010. Në 2017-ën... mos është ora e Juventusit?

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania