Panorama Sport (Albania)

E zbuloi një italian, ja historia e “heroit”

Kapiteni Sefa: Fundi që meritonim, dedikim për vajzën

- ABDULLA DUSHKU

Pesë vite më parë, kur Kamza provoi për herë të parë të garonte në Superiore, Xhuljo Mehmeti, në atë kohë vetëm 18 vjeç, ra menjëherë në sy të trajnerit italian Mauro De Vekis që e afroi menjëherë tek ekipi i parë nga skuadra e moshave. Pesë vite më vonë, historia përsëritet. Mehmeti është rritur dhe shndërruar në një prej titullarëv­e të rëndësishë­m të skuadrës. Dje shënoi golin më të rëndësishë­m të Kamzës për këtë vit. Mesfushori i talentuar binte në sy me klasin e tij duke bërë një paraqitje shumë të mirë. Pas ndeshjes së djeshme, Mehmeti tha: "Golin dua t'ia dedikoj nipit tim Dahorsi, ndërsa kupa e kampionit të grupit shkon për të gjithë kamzalinjt­ë. Ishte një ndeshje që e kishim vlerësuar maksimalis­ht. Bëmë një paraqitje të mirë dhe në fund arritëm synimin që kishim, ngjitjen në Superiore. Gjatë të gjithë vitit dominuam ndaj Besëlidhje­s ku e mundëm në Lezhë dhe barazuam në tri sfidat e tjera. Tani të mendojmë për Superioren", tha Mehmeti pas ndeshjes.

SEFA

Kapiteni i Kamzës, Jetmir Sefa, është një nga lojtarët më të mirë të ekipit. Por, për më se dy muaj ka qëndruar larg fushave për shkak të një dëmtimi. Megjithatë, me shumë sakrifica mundi të aktivizohe­j në finalen e djeshme në minutën e 61- të kur ndërroi autorin e golit Xhuljo Mehmetin. Ai tepër i emocionuar, aq sa edhe zëri ishte plotësisht i ngjirur, pas ngritjes së kupës u shpreh: "Ka qenë një fitore e madhe e të gjithë shokëve të mi. Realizuam objektivin që kishim, ngjitjen në Superiore. Ne u rikthyem në elitë dhe ishim më të mirët e grupit. Dua të falënderoj të gjithë lojtarët pa përjashtim për kontributi­n dhe përkushtim­in deri në fund. Gjithashtu, një dedikim të veçantë dua të bëj për vajzën time 5-vjeçare, Esi, e cila më ka lumturuar shumë. Tashmë, do të festojmë për këtë sukses. Dominuam ndaj Besëlidhje­s përgjatë vitit dhe kjo ndeshje përfundoi siç duhet. Tani të mendojmë për të ardhmen dhe të bëjmë një paraqitje sa më të mirë në elitë", përfundoi prononcimi­n e tij për gazetën kapiteni i Kamzës, Jetmir Sefa.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania