Panorama Sport (Albania)

Daja: Jorgji ishte i komanduar

"Gjyqtari nuk e bëri gjithçka me guximin e tij, FSHF-ja u tregua me dy standarde"

- LLAZI SARO

Shfaqja e keqe që Enea Jorgji i bëri kampi onatit shqiptar në ndeshjen e së shtunës mes Kukësit dhe Skënderbeu­t, që ishte edhe finalja e sezonit, duket se nuk po harrohet lehtë në kampin e korçarëve. Edhe një ditë pas atij turpi nga arbitrimi skandaloz, sërish pjesëtarët e klubit Skënderbeu janë më shumë se të zhgënjyer. Guximin e merr trajneri Ilir Daja, i cili falënderon lojtarët që drejton për paraqitjen e bërë në Kukës në momentin kur ekipi ishte me 9 futbollist­ë. Ndërsa nuk beson se guximi ishte i gjithi i Jorgjit për ta bërë një turp të tillë.

Profesor Daja, tani që jeni më i qetë, a do ta thoshit sërish se arbitrat shqiptarë e kishin mundësinë të gjykonin këtë sfidë pas kësaj masakre që patë në Kukës?

Të them të drejtën, edhe sot që po e mendoj, sërish nuk arrij ta besoj se si Enea Jorgji pati guximin ta bënte një gjë të tillë. Por, nëse do më pyesnit sërish sot, unë përsëri do të thosha që arbitrat tanë e kanë mundësinë të gjykonin në mënyrën më të mirë një ndeshje të asaj rëndësie, i bindur se edhe Jorgji e ka potenciali­n për ta mbajtur korrekte atë ndeshje. Nuk është një çështje gjykimi, por shkon më shumë se kaq. Pasi nuk besoj që Jorgji e ka bërë me guximin e tij personal këtë gjë. Por, dua të them që politika duhet të qëndrojë jashtë futbollit, sepse prania e saj në këtë lojë është në dëm të gjithë opinionit sportiv.

Çfarë mund ta ketë shtyrë Jorgjin që të prishte atë takim sipas jush?

Shikoni, fakti që unë e thashë më sipër se nuk besoj që ka qenë guximi i Jorgjit që të bënte ato që pamë në fushë, ka të bëjë me diçka më të gjerë. Në atë ndeshje ishin përfshirë interesat e tre ekipeve, Kukësit, Skënderbeu­t dhe Partizanit, që ishin të interesuar­a për rezultatin e këtij takimi. Prandaj, më duket jonormale që një arbitër të guxojë të prishë investimet kolosale që këto klube kanë hedhur dhe hedhin prej vitesh në futbollin shqiptar.

Skënderbeu­t iu refuzua kërkesa për gjyqtarë të huaj, a nuk do të ishte më mirë të mos e luanit atë takim me arbitra shqiptarë?

Kjo është një pyetje që më mirë se unë mund t'i japë përgjigje shefi i klubit tonë, zoti Përmeti, pasi ai ka qenë personi që është marrë më afër me këtë çështje dhe

natyrisht ka diçka më shumë se mua për të thënë për shkak se ka informacio­n më të bollshëm. Unë, nga ana ime, them që Komisioni i Arbitrimit në FSHF duhet të mbante standardin e njëjtë për të gjitha klubet. Nëse i gjithë kampionati gjykohet nga arbitra shqiptarë dhe nuk lejohen të huajt, atëherë të mos lejohen në asnjë ndeshje që të mos

ketë keqinterpr­etime. Karshi nesh nuk u respektua standardi i njëjtë.

Tashmë, Kukësi është kampion i ri i Shqipërisë. Ju në vend të Gjokës do e pranonit atë titull në të tillë mënyrë?

Ju lutem, me gjithë respektin preferoj që të mos përgjigjem për këtë pyetje, duke ruajtur fillimisht etikën profesiona­le, por edhe faktin

se nuk dua të gjykoj një koleg. Përpos të gjithave, unë i uroj suksese klubit të Kukësit për titullin.

Nëse na lejohet, a mund ta dimë se çfarë u keni thënë lojtarëve tuaj pas ndeshjes?

Po tregohem i sinqertë, nuk kam pasur asgjë se çfarë t'u thosha. Thjesht i kam parë të gjithë në sy, një e nga një dhe jam ndier krenar që jam pjesë e këtij ekipi. Jam ndier i vlerësuar nga të gjithë lojtarët e mi, jam ndier i vlerësuar që sot drejtoj ekipin e Skënderbeu­t. Për mua ata janë kampionët e vërtetë të këtij futbolli që po na tregon shumë nga ana e errët e tij. Personalis­ht, kam marrë shumë mesazhe dhe telefonata nga lojtarë apo ish-lojtarë të mi. Të gjithë më kanë thënë se ajo që kanë parë në Kukës nuk ka ndodhur as në '97-ën kur arbitrat nuk kishin minimumin e sigurisë në stadiume.

Tashmë radha i kalon Kupës si i vetmi objektiv për këtë sezon. Si do të arrini t'i motivoni lojtarët pas vjedhjes që iu bë të shtunën?

Të them të drejtën, kjo është diçka që unë e shoh në dy këndvështr­ime. Besoj që zemërimi tek ata lojtarë është shumë i madh dhe natyrisht që do të kërkojnë revanshin personal. Nga ana tjetër, atë trofe e duam ta fitojmë, dua ta fitoj që t'ua jap lojtarëve si dhuratë, pasi për mua ata janë kampionët e vërtetë të këtij sezoni. Gjithashtu, një falënderim shkon edhe për tifozët që na kanë qëndruar pranë, madje edhe në Kukës dhe në fund të takimit na kanë përshëndet­ur sikur ne të kishim fituar titullin.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania