Panorama Sport (Albania)

Champions-i është larg, jo i pamundur

-

Vendi i dytë dhe i tretë duken shumë larg për Interin dhe Milanin që prej disa sezonesh kërkojnë të kualifikoh­en në Ligën e Kampionëve. Edhe ky vit, duket se do të ketë fund të njëjtë me të tjerët, edhe pse në repartet përkatëse ka shpresë dhe besim se deri në fundin e kampionati­t gjithçka mund të ndryshojë. Përballjet direkte, kalendari, prezenca e Napolit dhe Romës në kompeticio­ne të tjera mund ta ndihmojnë Milanon të rikthehet në Champions, të paktën me një praj skuadrave. Të dyja kanë mundur Juventusin dhe Lacion në "San Siro", por kanë humbur ndaj Romës dhe Napolit. Në derbi kanë barazuar. Mjafton të shohësh klasifikim­in dhe diferencën që ekziston mes Milanit dhe Interit: është vetëm një pikë. Për të arritur në vendin e Champions-it duhen rikuperuar gjashtë apo shtatë pikë me vendin e tretë.

Duele direkte- Milani dhe Interi kanë fituar vetëm 2 nga përballjet direkte me skuadrat e mëdha, të dyja në shtëpi dhe të dyja me Lacion dhe Juventusin. Ikardi me shokë kanë humbur katër ndeshje ndaj të mëdhave të tjera (dy herë me Romën, 1 me Napolin dhe Atalantën në transfertë). Ndërkohë që Milani ka luajtur më shumë ndeshje direkte dhe ka humbur më pak ( dy herë me Napolin dhe një në Olimpiko kundër UEFA-s, duke barazuar me Atalantën, Romën dhe Lacion). Në ndeshjet e tjera që kanë mbetur, Interi dhe Milani duhet të fitojnë patjetër ndaj të mëdhave për të shpresuar dhe për të menduar se ndoshta mund të arrijnë një vend që të dërgon në Champions. Kalendari- Për Piolin, një tjetër provë e rëndësishm­e pas humbjes me Romën vjen pas dy javësh, kur në "San Siro" do të luajë Atalanta e Gasperinit, një nga ekipet më në formë të momentit. Pastaj në prill do të luhet derbi me Milanin dhe transferta­t me Fiorentinë­n dhe Napolin. Gjithçka për Interin do të varet nga këto tri ndeshje, duke parë që Lacio do të luhet në javën e fundit dhe shanset janë që kjo sfidë të vlejë shumë, ose aspak. Montela ka më pak ndeshje të tilla për të luajtur, sepse do të shkojë në Torino për t'u përballur me Juventusin dhe pastaj do të luajë me Romën dhe Atalantën. Për "Djallin" rruga për në Champions do të kalojë nga ekipet e vogla.

Të tjerat- Napoli dhe Lacio, por gjithashtu edhe Roma ( që duket më e sigurt në vendin e dytë) do të shpenzojnë energji në kompeticio­ne të tjera si në Kupën e Italisë dhe në Europa Ligë. Për këtë fakt, shanset dhe shpresat në Milano nuk janë shuar. Janë të pakta, por jetojnë...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania