Panorama Sport (Albania)

Feston Juvja, Dibala e Higuain tërbojnë Napolin

“Pjaniç është rritur shumë, mos ta njollosim paraqitjen tonë me dy 11-metërshat”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Një tjetër fitore në sh tëpi, por këtë herë për Kupën e Italisë, me përmbysje ndaj Napolit, një sukses i cili e afron edhe më shumë Juventusin me finalen e Kupës së Italisë. Trajneri Masimilian­o Alegri është i kënaqur nga skuadra e tij me reagimin që ata patën në pjesën e dytë: "Në pjesën e parë gabuam shumë teknikisht dhe vuajtëm jo pak. Por në pjesën e dytë u rritëm ndjeshëm fizikisht dhe përmbysëm ndeshjen, duke treguar në fushë atë çfarë duhej të kishim bërë që në fillim. Gjithsesi, edhe kjo ishte një provë e fortë, një reagim drithërues i skuadrës, e cila meriton vetëm përgëzimet e mia. Por tani filloni të flisni se mbrojtja me tre kushtëzoi paraqitjen, apo gjëra si kjo. Gabuam të gjithë si skuadër dhe u ringritëm të gjithë si skuadër. Gabimet më të mëdha ishin ato përpara portës, sepse me të paktën një prej tre rasteve që krijuam me Dibalën, Manxukiçin dhe Lihshtajer­in duhet ta kishim zhbllokuar ne të parët ndeshjen. Pavarësish­t kësaj, treguam forcë dhe kurajë, sepse Napoli është gjithmonë një kundërshta­r i fortë për t'u përballuar, por ne jemi një skuadër që sa vjen e po përmirësoh­et gjithmonë e më shumë. Lojtari që është rritur më tepër? Pjaniç po shndërrohe­t në atë lojtar që të gjithë ne prisnim. Ai është përmirësua­r dhe ka marrë në dorë jo vetëm

detyrat sulmuese, por edhe atë mbrojtëse. E sheh të lëvizë pa top dhe dallohet qartë që prej tij do të lindë diçka e rrezikshme. Jam shumë i lumtur për të, - nënvizon Alegri, i cili, në lidhje me dy penalltitë e marra në favor nga skuadra e tij, ngre zërin. - Arbitrimi? Nuk jam nga ata që ankohem apo u jap nota arbitrave. Valeri lejoi lojën

kur duhej dhe vërshëlleu kur duhej. Dy faullet për penallti ndaj Dibalës dhe Kuadrados nga fusha dukeshin penallti të qartë, por kurrsesi nuk pranoj që të ulim vlerat e paraqitjes sonë vetëm në këto dy episode që nuk ndikuan aspak. Ne mund të kishim barazuar dhe përmbysur që në pjesën e parë...".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania