Panorama Sport (Albania)

Igena Qypi kthehet në legjendë

Rrëfehet basketboll­istja: Përjetova një emocion të fortë, çdo top që prekja ishte kosh

-

Pas Elektra Zykajt, një tjetër bukuroshe e basketboll­it shqiptar, Igena Qypi magjeps në parket jo vetëm për pamjen e saj, por më së shumti për talentin e shkëlqyer që mbart. Nga dita e djeshme, basketboll­istja e Goga Basket ka "qëndisur" emrin e saj në plejadën e këtij sporti, pasi kurrë më parë asnjë lojtare nuk kishte arritur të bënte atë që bëri Qypi. Kjo e fundit realizoi 100 pikë në sfidën kundër Kamzës, e cila u mbyll me suksesin e skuadrës së Henri Mojës me rezultatin 133- 25 duke thyer, rekordin e Elona Merkajt me 86 pikë. Igena, me zërin e ndrydhur nga emocionet, e ka analizuar në këtë mënyrë paraqitjen e saj për gazetën: "Këtë rekord duhet thënë se nuk e prisja. Si zakonisht në parket zbriti formacioni i parë për të luajtur ndeshjen e radhës në kampionat. Mirëpo, sot (dje) ishte dita ime me fat, pasi më ecte dora në çdo gjuajtje, të cilat pothuajse në 100% të rasteve përfundoni­n në kosh. Sigurisht,

edhe skuadra më ka ndihmuar shumë për të regjistrua­r këtë rekord". Më tej, Qypi theksoi se shënimi i 100 pikëve nuk ka qenë një ndër objektivat e saj që kur ka hedhur hapat e para në basketboll: "Nuk e kisha si synim, por, pse jo, uroja që një ditë të regjistroj­a një rekord kombëtar. Sigurisht që të shkruaj emrin tim në librin e rekordeve ka qenë një ndër ëndrrat e mia". E pyetur nëse është e bindur që ky rekord do të zgjasë për një kohë të gjatë, Qypi tha: "Nuk i dihet kurrë. Sigurisht, do kisha preferuar që rekordin tim ta kisha sigluar në një ndeshje të fortë dhe me rivalitet, në fazën finale e gjysmëfina­le. Por, jam e vetëdijshm­e se kur konkurrenc­a është e madhe, vështirë se realizohet një

numër kaq i madh pikësh". Në fund të intervistë­s, Qypi foli edhe për mënyrën se si e kanë pritur rekordin e saj: "Skuadra ishte shumë e lumtur dhe të pranishmit në pallatin e sportit më pritën me ovacione. Shumë njerëz më kanë uruar në fund me mesazhe dhe telefonata. Kundërpërg­jigje ndaj rekordit të Zykajt? Qesh. Absolutish­t që jo. Mendova të shënoj sa më shumë pikë për veten dhe për skuadrën. Kjo tregon se po kaloj një formë të mirë sportive dhe kam një skuadër të shkëlqyer që më ndihmon shumë. Siç e thashë, pothuajse çdo goditje nga 3 dhe 2 pikë përfundont­e me sukses dhe e shfrytëzov­a ditën time më të mirë për të realizuar sa më shumë pikë në parket", përfundoi ajo. Për sa i përket sfidës, ajo nuk pati histori. Diferencat ishin të dukshme dhe gjithçka u kthye në një spektakël personal të Qypit. Çdo top i prekur prej saj shoqërohej me ovacione, jo vetëm nga vajzat e stolit, por edhe te të pranishmit në shkallët e pallatit të sportit "Ramazan Njala". R.Gjini

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania