Panorama Sport (Albania)

I vodhi 102 mijë € policisë e iku me vrap: I shpejtë se luaja sulmues

-

Një histori shumë e çuditshme gjyqësore po zhvillohet aktualisht në Salzburg në Austri, ku para trupës gjykuese këtë javë janë shfaqur dy shtetas shqiptarë, të akuzuar për vjedhje. Në fakt, ata duhej të dënoheshin për trafik droge, por kjo ngjarje e çuditshme bën që të përfundojn­ë të dënuar për vjedhje. Ngjarja ka ndodhur në dhjetorin e vitit 2015, kur agjentët e infiltruar të policisë kontaktuan dy shqiptarët dhe negociuan me ta për blerjen e 7 kilogramëv­e heroinë. Takimi u caktua në parkingun e një "fast-food" në Eugendorf dhe aty, agjenti i policisë i dha shtetasit shqiptar, që ulej në ndenjësen e pasagjerit në makinën e tij, dy tufa parash "prove", që ai t'i inspektont­e mos ishin false dhe më pas të kryhej shkëmbimi i parave dhe mallit. Shqiptari, një 30-vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, pasi kontrolloi një kartëmoned­hë nga dy tufat e parave me një laps UV, në vend që t'ia kthente agjentit të infiltruar, e shtyu këtë të fundit dhe doli me shpejtësi nga makina ku po bëhej "pazari".

Gjithçka u pranua nga vetë 30- vjeçari këtë javë para gjykatës, ku pranoi fajin për vjedhjen e 102 mijë eurove, duke deklaruar se nuk kishte ushtruar dhunë, por thjesht kishte marrë paratë që i ishin dhënë dhe kishte filluar të vraponte. Sipas avokatit të tij, shqiptari kishte shpjeguar se plani ishte realizuar me sukses, meqë ai ishte në gjendje të shkëlqyer fizike. "Jam futbollist i mirë dhe si sulmues vrapoj shumë shpejt", ka qenë shpjegimi, tashmë i ishfutboll­istit shqiptar që ka përfunduar pas hekurave. Duket se ai kishte të drejtë në këtë pikë, pasi arriti t'u largohej me sukses patrullave duke përfunduar në autostradë ku, pasi u ishte shkëputur ndjekësve të tij, ishte fshehur në një kazan plehrash para se të arratisej përfundimi­sht. Ai është arrestuar vetëm një vit më vonë, në nëntorin e vitit 2016 në Greqi, pasi ishte lëshuar një mandat kërkimi dhe arresti ndërkombët­ar. Edhe bashkëpunë­tori i tij, një 26-vjeçar ishte arrestuar ndërsa po mundohej të largohej me makinë. Çështja ka bërë shumë bujë në Austri, pasi ka nxjerrë të papërgatit­ur policinë vendase, e cila, përveç të tjerave, kishte mospërputh­je në raportet e saj. Për këtë arsye, 26-vjeçari i dënuar me 1 vit dhe 30-vjeçari i dënuar me 15 muaj burgim pritet ta apelojnë çështjen dhe t'i reduktojnë këto dënime. Ermal Kuka

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania