Panorama Sport (Albania)

Dimo i bindur: E mundim Lushnjën

"Do të ruajmë rekordin, kundërshta­ri nuk fiton në Fier"

- MIKEL MBRIÇAJ

Atmosfera te skuad ra e Apolonisë në prag të ndeshjes ndaj Lushnjës është mjaft pozitive. Megjithatë, trajneri Demiraj është munduar që të ulë euforinë në grupin e lojtarëve, duke u përqendrua­r te derbi, që do të jetë një sfidë mjaft e vështirë. Objektivi i fierakëve është që ngushtojnë sa më shumë diferencën me ekipet që kryesojnë grupin dhe për të arritur këtë nuk duhet bërë asnjë hap fals. "Derbi myzeqar, pavarësish­t renditjes së dy skuadrave ka prodhuar ndeshje të bukura me rivalitet dhe luftë të fortë sportive. Do të jetë një sfidë e vështirë, të cilën ne po e vlerësojmë si duhet gjatë punës sonë dhe duke njohur dhe lojën e kundërshta­rit po marrim masat e duhura jo vetëm për ta rivalizuar atë, por edhe për të triumfuar. Skuadra po kalon momente të mira dhe ndihet në formë, çka e tregoi dhe javën e shkuar në takimin ndaj Elbasanit në transfertë. Ne si lojtarë jemi të përqendrua­r tërësisht te kjo sfidë, duke u betuar se do të japim maksimumin për të marrë trepikëshi­n", ka thënë kapiteni i Apolonisë, Amarildo Dimo, i cili është edhe një nga lojtarët me më shumë eksperienc­ë në skuadër.

Rekordi - Lushnja nuk fiton prej 44 vitesh në stadiumin "Loni Papuçiu" dhe sipas Dimos një gjë e tillë nuk do të ndodhë edhe në takimin e radhës. "Lushnja ka 44 vite pa fituar në fushën tonë dhe jemi të bindur se kështu do të ndodhë edhe në këtë ndeshje. Ndaj Lushnjës është një ndeshje e vështirë dhe e rëndësishm­e për vazhdimësi­në ndaj u bëj thirrje tifozëve që të jenë sa më të shumtë për të na inkurajuar e përkrahur në këtë ndeshje derbi. I premtoj se nuk do të zhgënjehen, ndaj i ftoj që ta fitojmë së bashku këtë takim", ka thënë kapiteni.

Ekipi - Trajneri Demiraj është duke punuar për ndërtimin e një formacioni fitues në këtë ndeshje dhe do ta ketë mundësinë për një gjë të tillë, pasi grupi i lojtarëve është i plotë. Rikthimi i portierit Cako jep garanci, ndërkohë që mungesa e vetme është ajo e mbrojtësit Mehmeti.

 ??  ?? Çast nga ndeshja e fazës së parë
Çast nga ndeshja e fazës së parë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania