Panorama Sport (Albania)

Halili: S'ka krizë, do shlyejmë edhe 168 mijë euro borxhe

Presidenti i Tiranës: Pres më shumë drejtësi nga arbitrat

-

Refik Halili, gjatë ceremonisë së prezantimi­t të uniformës së re të Kombëtares shqiptare, ka dhënë një intervistë për mediat e pranishme, duke folur për gjendjen e klubit që ai drejton. Presidenti i Tiranës thekson se nuk ka kurrfarë krize te bardheblut­ë, ndonëse e pranon se humbja e radhës në derbi, dashur pa dashur, i ka mërzitur. Numri një i kryeqyteta­sve flet edhe për borxhet, teksa konfirmon se deri më tani janë shlyer detyrimet në masën 90%, ndërsa deri në fund të muajit mars do të likuidohen edhe 168 mijë euro të fundit që kanë mbetur.

Si e përjetuat humbjen në derbi?

Kuptohet që është ndeshje e rëndësishm­e për të gjithë, si për tifozët, edhe për ne. E përjetojmë jo mirë kur humbim dhe gëzohemi kur fitojmë. Megjithatë, e dimë që u bë kohë një e gjatë që s'po dalim aty ku duhet dhe për këtë kanë ndikuar shumë faktorë. Shpresojmë që në të ardhmen gjithçka të rregullohe­t në këtë drejtim dhe presim të ketë drejtësi më të madhe si nga drejtuesit e Federatës, por edhe nga arbitrat.

A ka krizë brenda klubit bardheblu? Ju them me bindje se nuk ka asnjë lloj krize. Klubi është i qetë. Rezultatet na kanë bërë që të mos ndihemi shumë mirë, por përveç tyre çdo gjë shkon shkëlqyer. Brenda 31 marsit do t'i kemi eliminuar që të gjitha borxhet sportive që kanë mbetur deri në masën 100%. Deri tani kemi shlyer 90% të tyre dhe mund t'ju them që kanë mbetur edhe 168 mijë euro që të mbyllen të gjitha. Do t'i zerojmë edhe ato brenda këtij afati.

Cilat janë planet e Tiranës për të ardhmen?

Kemi filluar që tani negociatat që vitin e ardhshëm të zhvillojmë një sezon më të mirë se ky aktuali.

Ka nisur Bashkia që të shlyejë detyrimet e saj, sikundër premtoi edhe kryebashki­aku Veliaj?

Ju e keni dëgjuar. Dhe ajo që është thënë atë ditë, jam i bindur që do të mbahet dhe do të zbatohet.

Pse thonë që Tirana do të fitojë Kupën e Shqipërisë... Këtë nuk mund ta them. Është shpejt që të flasim, por e rëndësishm­e është që ne jemi në katërshe. Duhet shumë punë dhe do të bëjmë

çmos që të shkojmë në finale dhe marrim trofeun.

A do donit që të ishit te Xhamlliku ditën e derbit, bashkë me tifozët?

Unë nuk kam asnjë problem, jam njeri i qetë dhe gjatë kësaj periudhe kam ruajtur qetësinë dhe do vazhdoj ta ruaj. Kam edhe unë dhimbjet e mia sigurisht, por nëse je pranë tifozëve është kënaqësi.

Kë do donit të shmangnit në shortin e Kupës, a keni ndonjë preferencë?

Nuk kam preferenca për shortin. Sido që të jetë fati, ne do të luajmë futboll. Ekipi është në gjendje mjaft të mirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania