Panorama Sport (Albania)

Bajerni blindon mbrojtjen

Zyle nënshkruan për 5 vite, ndërsa mesfushori Rudi firmos për tri vite

- Përgatiti: ENIAR IBRO

Bajerni i Mynihut bëri dy goditjet e para në merkato për sezonin e ri 2017-2018. Klubi bavarez zyrtarizoi transferim­in e dy lojtarëve të Hofenhaimi­t, Niklas Zyle dhe Sebastian Rudi. Kapiteni i Hofenhaimi­t, Sebastian Rudi, do transferoh­et me parametra zero dhe nënshkroi kontratë 3-vjeçare. Të dy lojtarët do t'u bashkohen kampionëve më 1 korrik 2017. "Është një ëndërr për mua të jem pjesë e Bajernit. Dua të fitoj tituj me ta. Por, në fazën e dytë, mendja ime është te Hofenhaimi për të realizuar të gjitha qëllimet këtë sezon. Do të jetë një motivim i madh për mua", tha mesfushori 26vjeçar Rudi. Ky i fundit shihet si "Beckup" i Lahmit dhe Alonsos, të cilët mund ta mbyllin karrierën në fund të sezonit. Ndërsa qendërmbro­jtësi 21-vjeçar Niklas Zyle do të nënshkruaj­ë kontratë 5vjeçare. Sipas "Bild", Bajerni pagoi 20 milionë euro për kartonin e tij. "Jam i lumtur që nga vera e ardhshme të jem pjesë e një prej skuadrave më të mira në botë", tha Zyle. 21-vjeçari shihet si zëvendës i Humelsit ose Boatengut. I kënaqur është shprehur edhe bosi i Bajernit, Karl- Hainc Rumenige. "Jemi me fat dhe të lumtur që Zyle dhe Rudi zgjodhën Bajernin. Skuadrës sonë i shtohen dy lojtarë të kombëtares dhe afrimi i tyre është një investim për të ardhmen tonë", u shpreh Rumenige.

Rritet produkti gjerman

Kampionët e Gjermanisë kanë shtuar fuqinë gjermane në klub. Ky ka qenë edhe një nga premtimet e presidenti­t Uli Hënes. Në mandatin e parë si president pati pohuar se ëndrra e tij është që Bajerni të përbëhet vetëm nga lojtarë gjermanë. Ardhja e 21vjeçarit Zyle dhe 26-vjeçarit Rudi ka çuar në 25 vjeç moshën mesatare, si dhe në 14 numrin e lojtarëve gjermanë. Gjithashtu, Bajerni do të jetë klubi që do furnizojë me më shumë lojtarë kombëtaren

gjermane. Zyle debutoi me Gjermaninë në miqësoren ndaj Finlandës më 31 gusht 2016, ndërsa Rudi debutoi më 13 maj 2014 në testin ndaj Argjentinë­s. Kujtojmë që, veç dy lojtarëve gjermanë, Bajerni bleu edhe kartonin e Kingslej Koman.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania