Panorama Sport (Albania)

Evertoni turpëron Guardiolën

Pep prek fundin, regjistron humbjen më të thellë të karrierës në kampionat

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Amund të thuhet që ishte një ditë që preku fundin për një skuadër që ka humbur një ndeshje, përveç të tjerash në transfertë, pasi kishte fituar 4 në 5 të fundit në kampionat? Po, nëse skuadra quhet Mançester Siti dhe drejtohet nga një trajner kampion dhe fitues si Pep Guardiola dhe ka në gjirin e saj plot kampionë, pavarësish­t se renditet e 5ta, -10 pikë nga Çelsi kryesues dhe regjistroi humbjen e 5- të këtë kampionat. Dhe pjesa më e rëndë e kësaj situate është humbja me rezultatin e pabesueshë­m 4- 0 në "Goodison Park" kundër Evertonit, në të cilën Siti, përveç zotërimit shterp të topit, markë e fabrikës guardiolan­e, konkretizo­i pak. Goditi shumë rrallë drejt portës dhe nuk e vendosi kurrë në pozita gjuajtjeje Agueron. Ndërsa mbrojtja "futi ujë", mbi të gjitha nga anët e ish-it të ndeshjes, Xhon Stonsit, mbrojtësi më i kushtueshë­m në historinë e futbollit, 56.5 milionë euro plus 4 milionë bonuset, transferua­r gjatë merkatos së verës.

Zemra e Evertonit - Nga e gjitha kjo përfitoi Evertoni i Ronald Kumanit, i aftë për të thithur oksigjen gjatë gjithë ndeshjes, duke shënuar 4 herë në portën e kundërshta­rit dhe mos pasur pikë mëshire edhe se po e poshtëroni­n atë. Në pjesën e parë, Lukaku devijoi në mënyrë fantastike një vertikaliz­im të të riut Dejvis, i pasuar nga krosimi i ëmbël i Miralasit. Ky i fundit la shenjën e tij në fillim të pjesës së dytë, pasi e ftoi Barklej. 10 minuta nga fundi, Dejvis finalizoi një aksion që e nisi vetë ai me një goditje me thembër, duke u çmarkuar nga dy kundërshta­rë dhe i përpunuar nga Barklej, më në fund i papërmbajt­shëm. Diagonalja fituese e Lukmenit, 21 vjeç dhe debutues në Premier Ligë, ishte perla që vulosi rezultatin e një Evertoni të ridizenjua­r nga Kuman në skemën 3- 4- 2- 1, i cili mbuloi çdo zonë të fushës, duke u lënë miqve supremacin­ë territoria­le, por sterile.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania