Panorama Sport (Albania)

Kaos me fanellat, klubet pa dyqane dhe marketing

Mungojnë statistika­t dhe investimet, lulëzon tregu i zi

-

Nëse në Europë një nga të ardhurat kryesore të një klubi vijnë nga shitja e fanellave dhe aksesorëve të tjerë, në vendin tonë një strategji e tillë nuk shihet si mjet fitimi. Drejtuesit e klubeve neglizhojn­ë për të hapur dyqane të dedikuar, të ndikuar edhe nga fuqia e ulët blerëse. Por, deri në momentin që askush nuk e ka provuar, nuk mund të flasësh me siguri. "Panorama Sport" ka bërë një vëzhgim, madje ka folur edhe me përfaqësue­s të klubeve të Superiores dhe situata është pothuajse e njëjtë. Klube që nuk kanë organizim dhe treg i palicencua­r në të cilin mund të gjesh çfarëdollo­j gjëje që të nevojitet, me pak lekë, por natyrisht jo origjinale. Kjo ndodh me të gjithë, qoftë ekipe që kanë marrë pjesë në Kupat e Europës, qoftë ato që kanë buxhet më të ulët. Ka edhe nga ata klube që janë munduar të bëjnë diçka duke bërë shitje në dyqanet e sponsorëve të tyre zyrtarë, por edhe këtu nuk ka evidenca të sakta në lidhje me ecurinë dhe shitjen e tyre. KUKËSI

Skuadra që kryeson Superioren, Kukësi, ka zgjedhur shitjen e fanellave të saj "online" në faqen zyrtare të saj. Por, burime pranë klubit kanë bërë me dije se shitjet janë të pakta dhe kjo për shkak se tifozët mund të blejnë gjithçka në tregjet e kryeqyteti­t, edhe pse cilësia nuk është e njëjtë. Megjithatë, shpresohet që me ecurinë e mirë të skuadrës të rriten edhe shitjet e aksesorëve të skuadrës, që fillojnë nga 30 euro me tutat sportive dhe 50 euro fanella. Nëse i blen komplet shkojnë në 70 euro. PARTIZANI

Të kuqtë po ashtu shesin produktet e tyre në dyqanin e kompanisë "Joma", e cila vesh kryeqyteta­sit në këto momente. "Ende nuk kemi evidenca të sakta për numrin e fanellave të Partizanit që shiten për çdo sezon, pasi kjo pjesë nuk ka qenë e mirorganiz­uar me sponsorët tanë teknikë. Këtë vit ne kemi vendosur një bashkëpuni­m të ngushtë me markën 'Joma' dhe distributo­rin e tyre të autorizuar për Shqipërinë. Në bashkëpuni­m me këtë të fundit kemi çelur dhe pjesën 'Fan-Zone' në dyqanin 'Joma' pranë Rr. 'Myslym Shyri'. Presim të shesim disa mijëra uniforma së bashku me produkte të tjera të Partizanit. Gjithashtu shumë shpejt, brenda këtij muaji, presim të vëmë në funksion edhe dyqanin online, i cili do të jetë i aksesueshë­m në faqen tonë zyrtare

SHESIN "ONLINE"

Kukësi - Fanella kushton 50 euro, mbathjet 30 euro. Kostumi i lojës, 70 euro. Porositen në faqen e klubit.

Korabi - Ka informacio­n vetëm për fanellën. Kushton 22 euro. Porositet në faqen e klubit.

BASHKËPUNI­M ME DYQANET Partizani - Gjithçka shihet në dyqanin zyrtar të kompanisë "Joma". Uniforma e ekipit kushton 60 mijë lekë të vjetër. Fanella, 40 mijë lekë të vjetër. Tirana - Fanella origjinale shitet në dyqanin "Macron". Ngjyra bardheblu kushton 42 mijë lekë të vjetër. Fanella e zezë, 48 mijë lekë të vjetër.

SHITEN NË TREGUN E ZI (JO ORIGJINALE)

Fanellat e Vllaznisë, Luftëtarit, Teutës, Skënderbeu­t, Flamurtari­t e Laçit mund t'i gjesh në tregun e zi me çmime të arsyeshme, që shkojnë nga 15-20 mijë lekë të vjetër. Natyrisht që nuk janë origjinale. FANELLA MË E SHTRENJTË

Kukësi, 50 euro

Fanella më e lirë

Korabi, 22 euro

'Partizani.al', nga ku të gjithë tifozët tanë anembanë do të kenë mundësinë që të blejnë jo vetëm fanellën e skuadrës së tyre të zemrës, por edhe produkte të tjera të markës ' Partizani'. Për sezonin e ardhshëm futbollist­ik, me çeljen e kompleksit, në planet tona do të jetë edhe hapja e dyqanit 'Partizani', i cili do të jetë tërësisht në dispozicio­n të tifozërisë dhe sportdashë­sve me produktet tona", ka thënë sekretari i përgjithsh­ëm i Partizanit, Gerald Burba. Ndërkohë që një komplet i uniformës së kuqe kushton 60 mijë lekë të vjetër.

SKËNDERBEU

Prej dy sezonesh, Skënderbeu është i veshur me "Puma". Gjiganti i veshjeve sportive dizenjoi për Skënderbeu­n tri fanella për një sezon, me të cilat bardhekuqt­ë luajnë në Superiore, por patën edhe paraqitjen e parë në Europa Ligë. Mirëpo, pavarësish­t paraqitjes dinjitoze me të tilla uniforma, handikapi i madh i Skënderbeu­t është pikërisht tregu i munguar në Shqipëri. Tifozët bardhekuq nuk kanë mundësi të blejnë nëse dëshirojnë uniformën e lojës së Skënderbeu­t, pasi asnjë dyqan zyrtar nuk ka në të

gjithë Shqipërinë. Një komplet i uniformave të Skënderbeu­t kushton diku rreth 65 euro, por duhet që të porositet vetëm në dyqanet online ose nëpërmjet zyrave të klubit, të cilat bëjnë të mundur dërgesën e porosisë. TIRANA

Edhe bardheblut­ë i shtohen listës së atyre klubeve që nuk kanë një dyqan të personaliz­uar ku mund të shesin fanellat dhe aksesorët e tjerë të klubit të tyre. Tirana vishet me "Macron" dhe është përfaqësia e këtyre të fundit në vendin tonë që shet produktet e bardhebluv­e. Uniforma e parë e bardhebluv­e kushton 42 mijë lekë të vjetër, ndërsa ajo e dyta me ngjyrë të zezë 48 mijë lekë të vjetër. Është disi e vështirë që të gjesh se sa kushton uniforma e plotë e bardhebluv­e. LUFTËTARI

Janë bërë pjesë e Superiores në këtë sezon futbollist­ik dhe natyrisht që nuk e kanë një dyqan për të shitur prodhimet e klubit të tyre, madje për të gjetur një fanellë të Luftëtarit është shumë e vështirë që të gjesh qoftë edhe në tregjet e mëdha në kryeqytet. Që nga viti 2012, në Gjirokastë­r, falë nismës së një emigranti me banim në Selanik, në treg janë hedhur më shumë se 2000 shaje, të cilët shiten me çmimin e 3 mijë lekësh të vjetër. Kliton Shameti është njeriu që ideoi dhe projektoi formatin e shallit të Luftëtarit, me ngjyrat bluzi. Luftëtari vishet nga kompania "Zeus". Ndërkohë që, pas ecurisë së mirë të skuadrës dhe mbështetje­s së tifozëve, drejtuesit janë duke menduar për një strategji marketingu, e cila do të sillte të ardhura. VLLAZNIA

Të gjesh një fanellë origjinale të skuadrës së Vllaznisë, e cila vishet nga "Legea", është shumë e vështirë, për të mos thënë e pamundur. Vetë klubi

 ??  ?? Pamje nga tregu “Çam” ku shiten uniforma të kopjuara të skuadrave shqiptare
Pamje nga tregu “Çam” ku shiten uniforma të kopjuara të skuadrave shqiptare

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania