Panorama Sport (Albania)

Guardiola shijon fitoren e parë, Tuheli nuk e thyen dot tabunë

Mançester Siti mposht me penallti Dortmundin

-

Ishte lloji i golit që është shndërruar në markën e skuadrave të Pep Guardiolës ndër vite dhe i pari prej të cilëve Mançester Siti uron që të ketë shumë me trajnerin spanjoll në stol. Kishin mbetur edhe 11 minuta nga ndeshja e parë dhe e vetme e Sitit në Kinë dhe ata sulmuan nga e majta. Pasimi ndau në dysh mbrojtjen e Dortmundit: Aleiks Garsia kombinoi me Silvën dhe ai ftoi Agueron të shënonte. Ishte një finalizim i thjeshtë, por fryt i një pune të shkëlqyer skuadre dhe ndoshta shkëndija e parë e efektit Pep te "qytetarët". Silva dhe Aguero kishin kombinuar për shumë gola të Sitit këto vite dhe ishte e pashmangsh­me që goli i parë i epokës Guardiola të mos mbante markën e tyre. Por spanjolli pa edhe njëherë defektet e skuadrës së tij kur në goditjen e fundit të ndeshjes Kristian Pulisiç barazoi për Dortmundin. Megjithatë, portieri i ri Angus Gan, i cili priti tre penallti dërgoi në delir stadiumin "Shenzhen Universiad­e", që ishte gjysmë i boshatisur. Gjermanët nuk arritën dot të mundnin edhe skuadrën e dytë të Mançesteri­t pasi shkatërrua­n 4- 1 Mançester Junajtin dhe Tomas Tuhel rikthehet nga Kina sërish pa mundur dot të fitojë duelin e parë ndaj Pep Guardiolës. Bilanci mes tyre pas 6 ndeshjeve është 5 fitore spanjolli dhe 1 barazim. Megjithatë Tuhel është i kënaqur nga kjo fazë përgatitor­e e deritanish­me, sepse Osman Dembele, është fituesi i tij i vërtetë. "Ishte i shkëlqyer Dembele dhe ndeshja. Unë jam i kënaqur. Nuk është e lehtë të luash 3 ndeshje në 9 ditë", tha trajneri i Dortmundit.

 ??  ?? GOLAT: Pulisiç 96' / Aguero 79'
B. DORTMUND (4-2-3-1): Byrki, Ginter (Merino 46'), Sokratis (Bender 46'), Bartra (Burniç 63'), Shmelcer (Paslak 46'), Rode (Kastro 46'), Shahin (Brun 63'), Mor (Pulisiç 46'), Laitner, Dembele (Kagava 46'), Ramos (Hober...
GOLAT: Pulisiç 96' / Aguero 79' B. DORTMUND (4-2-3-1): Byrki, Ginter (Merino 46'), Sokratis (Bender 46'), Bartra (Burniç 63'), Shmelcer (Paslak 46'), Rode (Kastro 46'), Shahin (Brun 63'), Mor (Pulisiç 46'), Laitner, Dembele (Kagava 46'), Ramos (Hober...
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania