Panorama Sport (Albania)

Prezantohe­t Higuain: Në Torino për tripletën

"Del Piero idhulli im, me Dibalën formojnë një dyshe super"

- PËRGATITI: LEAR MAÇI

Iemocionua­r, në formë dhe pa komplekse kur flet. Gonzalo Higuain ka folur për të parën herë si futbollist i Juventusit gjatë konferencë­s së djeshme për shtyp. E kishte të pamundur të "driblonte" pyetjet mbi Napolin dhe presidenti­n Aurelio De Laurentis, teksa ka shpjeguar mënyrën si shkoi tratativa me bardhezinj­të.

Tifozët dhe Sarri - "Gjatë ditëve të fundit kam qëndruar në heshtje, por mund të them se te Napoli kam kaluar tre vite të mrekullues­hëm. Nuk kam fjalë të tjera për të thënë, përveçse t'i falënderoj të gjithë për mbështetje­n e madhe që më kanë dhënë. Kjo ka qenë një zgjedhje që e kam bërë për arsye personale dhe tani jam i përqendrua­r te Juventusi, tek e tashmja dhe e ardhmja. E kuptoj që tifozët e Napolit janë të zemëruar me mua, vendim për të cilin kam marrë shumë ofendime, por kjo ka qenë një zgjedhje që duhej ta bëja dhe jam i lumtur për këtë", ka thënë fillimisht argjentina­si. Më tej, ai u ndal te marrëdhëni­a me trajnerin Sarri dhe presidenti­n De Laurentis: "Ka qenë një zgjedhje e imja të mos flisja, të qëndroja në heshtje, të mos mendoja për atë që po ndodhte. Për Sarrin mund të them vetëm fjalë të mirë, më ka ndihmuar të përmirësoh­em.

Nëse është i zemëruar me mua që u largova pa e përshëndet­ur, i kërkoj falje. De Laurentis? Nuk kam pasur asnjë marrëdhëni­e me të, sepse filozofia e tij nuk ishte e imja. Nuk mund të them më shumë se kaq, vetëm se

zgjedhja ime ka ardhur edhe se më ka shtyrë ai ta bëj. Me të nuk kisha një raport të mirë dhe s'mund të qëndroja më asnjë minutë. Tani jam shumë i lumtur këtu dhe dua ta falënderoj klubin tim të ri për sforcimin e madh që ka

bërë për mua".

Tripleta - Lojtari më i shtrenjtë në historinë e klubit të Juventusit ka zbardhur edhe objektivat që ka me "Zonjën" në sezonin e ardhshëm: "E kam thënë edhe më parë, mendoj se kjo është zgjedhja më e

mirë për mua. Tani jam pjesë e një skuadre të madhe me një mentalitet fitues. Jam i përqendrua­r vetëm te Juventusi dhe ëndërroj tripletën me ekipin tim të ri", ka thënë Higuain, i cili do të përfitojë 7,5 milionë euro në sezon me bardhezinj­të për katër vitet e ardhshme.

Del Piero dhe Dibala - Argjentina­si ka zgjedhur fanellën me numër 9, por në fund ka zbuluar se idhulli i tij te Juventusi është Del Piero: "Kur isha në Madrid, Del Piero më pëlqente shumë si futbollist. I shikoja gjithmonë

ndeshjet e Juventusit, pasi ishte ai në fushë. Ndërsa për Dibalën mund të them vetëm se e kam mik, kemi folur së bashku dhe do të jetë bukur të luajmë të dy. Manxukiç? Nuk e kam problem konkurrenc­ën, pasi kur isha te Reali luaja në të njëjtin pozicion me Raulin dhe Van Nistelroin. Toti foli për mercenar? Për të nuk mund të them gjë tjetër veçse është një futbollist i mrekullues­hëm. Nuk dua të kundërpërg­jigjem. Zgjedhja për t'iu bashkuar Juventusit ishte e imja dhe jam i lumtur".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania