Panorama Sport (Albania)

Pol Pogba bëhet “djall” për 110 milionë euro

Në Torino bëjnë gati kontratat, mungon vetëm zyrtarizim­i

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Embyllën ndërsa Gonzalo Higuain mbante konferencë­n e tij të parë si futbollist i Juventusit. Dhe ndoshta nuk ishte një rastësi, por pa dyshim një situatë me një vlerë të fortë simbolike: nga një Higuain që vjen në Torino për 90 milionë euro, ja tek ikën Pol Pogba për 110 milionë të tjera. Sprinti final erdhi gjatë takimit të fundit në Torino ku morën pjesë drejtori i përgjithsh­ëm i Juventusit, Bepe Marota, ai sportiv, Fabio Paratiçi, avokatët e Juventusit dhe menaxheri Mino Raiola. U zgjidhën edhe detajet e fundit që mungonin dhe në këtë pikë Pol Pogba pas pak ditësh do të jetë në Mançester.

Mungon vetëm zyrtarizim­i - Dyshimet se rikthimi i talentit francez në "Old Trafford" nuk do të ndodhte ishin të pakta, por pas këtij takimi nuk mbetën më as ato. Juventusi dhe menaxheri i Polit, Mino Raiola, sistemuan detajet e fundit përpara se të formalizoj­në transferim­in e Pogbasë te Mançester Junajtid. Sinjali vendimtar erdhi nga prezenca e avokatëve bardhezinj në takim, në fund të të

cilit u dha drita jeshile për të komunikuar me administra­torin e deleguar të Mançester Junajtid, Eduard Uduard, që të dërgohen kontratat.

Goditja e 4-ët - Transferim­i i Pol Pogbasë do të bëhet më i shtrenjti në historinë e futbollit. 110 milionë euro në

arkat e Juventusit dhe 20 milionë të tjera në xhepat e Mino Raiolës. Pogba e ka firmosur prej disa javësh akordin 5vjeçar me Mançesteri­n, prej 13 milionë eurosh neto në sezon dhe një serie të gjatë bonusesh që mund ta dërgojnë rrogën e tij në 20 milionë

euro në vit. Në Mançester pritet që brenda 24 orëve t'i plotësohet dëshira e madhe Zhoze Murinjos, i cili është protagonis­t i një merkatoje përrallore: Pogba është përforcimi i katërt pas Ibrahimovi­çit, Beilit dhe Mkhitarjan­it.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania