Panorama (Albania)

Olsi Rama: Isha si person në dijeni për çështjen “Xibraka”, sqarova situatën

Dëshminë e parë në prokurori, vëllai i Edi Ramës e dha në fundin e qershorit. Kreu i SPAK e pranoi pak ditë më parë hetimin e dosjes

- TIRANE

Olsi Rama, vëllai i Kryeminist­rit Edi Rama, është paraqitur ditën e djeshme për herë të dytë në Prokurorin­ë e Posaçme, ku bëhet me dije se objekt i thirrjes së tij është çështja e laboratori­t të kokainës në fshatin Xibrakë të Elbasanit.

Laboratori në fakt u godit nga një hetim që kishte ardhur nga prokuroria gjermane, ndërkohë që emri i Olsi Ramës nuk doli në pah derisa Gazmend Bardhi, kreu i grupit të PD- së në Parlament hartoi një kallëzim, të cilin e depozitoi në SPAK. Objekt i këtij kallëzimi ishte pikërisht vëllai i shefit të qeverisë, që sipas Bardhit ishte i përfshirë në çështjen e bujshme të që lidhej me laboratori­n që grumbullon­te, përpunonte dhe trafikonte kokainë nga vendi jonë. Në një prononcim të shkurtër për mediat, Olsi Rama tha se është thirrur si person në dijeni për çështjen “Xibraka”. “Për çështjen ‘ Xibraka’ isha si person në dijeni, dhashë shpjegimet e mia. U pyeta për gjëra që dini dhe ju, sqarova situatën”, - deklaroi Olsi Rama. Vëllai i kryeminist­rit u paraqit për herë të parë në SPAK më datë 28 qershor, ku

u pyet për të njëjtën çështje. Kujtojmë se kallëzim ndaj tij është bërë nga kreu i Grupit Parlamenta­r Gazment Bardhi, i cili pretendon se vëllai i kryeminist­rit ka qenë i përfshirë në aktiviteti­n e paligjshëm.

REAGIMI PËR MEDIAT I RAMËS

“Ju thashë që do të vijë sa herë të kem nevojë. Besoj se kjo ishte, sqarova, bëra detyrën time si qytetar për organet e drejtësisë.”

Po për çështjen Xibraka, po do doja të më pyesnin më shumë për ‘ Partizanin’ ( klubin sportiv) që dje filloi sezonin. Për këtë çështje nuk kam çfarë t’ju them më shumë se nuk kam informacio­ne. Do

vij kur të më kërkojnë. Dhashë shpjegimet e mia si person në dijeni. Shpjegimet e mia i kanë personat të cilëve u intereson. Për ato gjëra që keni dëgjuar dhe keni pyetur juve, sqarova situatën. S’ka asgjë më tepër për të shtuar”, - tha ai për gazetarët. Në maj 2024, SPAK ka rihapur hetimet për dosjen “Xibraka” dhe madje edhe në një takim me gazetarët Altin Dumani, kreu i kësaj prokuroria pranoi se po vijojnë hetimet për atë çështje. Hera e fundit kur Olsi Rama është paraqitur në zyrat e SPAK ishte më 28 qershor 2024, ku mohoi që të jetë i përfshirë në çështjen ‘ Xibraka’. Po në maj të këtij viti vëllai i kryeminist­rit bëri me dije se depozitoi një padi në SPAK ndaj deputetit të opozitës, Gazment Bardhi, lidhur me kallëzimin e këtij të fundit se ai ka lidhje me laboratori­n e drogës të zbuluar në Xibrakë në vitin 2015. Në kallëzim e Olsi Ramës, thuhet se ai i referohet një deklarate të Bardhit bërë publike për median ‘ online’ lidhur me të. Sipas tij, deklarimet e Bardhit përbëjnë elementë të veprës penale “Kallëzim të rremë”, ndërkohë që në lidhje me laboratori­n e kokainës në Xibrakë ende sot e asaj dite ka persona të paarrestua­r, ndonëse aso kohe policia ua përmendi emrin si të kërkuar, madje edhe ndërkombët­arisht.

 ?? ?? Olsi Rama, dje duke dalë nga SPAK
Olsi Rama, dje duke dalë nga SPAK

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania