Panorama (Albania)

Beleri, drejt lirimit të përkohshëm. Pritet leja për betimin si eurodepute­t

U zgjodh nga “Demokracia e Re”, mediat greke: Beleri siguron lejen për të marrë pjesë fizikisht në betimin e tij në Parlamenti­n Europian

- TIRANE ÇESHTJA “BELERI”

Fredi Beleri do të lirohet përkohësis­ht nga burgu, për të shkuar në Strasburg, ku do të bëjë betimin si eurodepute­t. Lajmi për lirimin e tij të përkohshëm është konfirmuar për “News 24” nga kreu i PBDNJsë, Vangjel Dule.

Mësohet se Beleri do të udhëtojë të hënën në mëngjes nga Tirana në drejtim të Strasburgu­t, ku do të bëjë edhe betimin si eurodepute­t i Demokracis­ë së Re në Greqi. Por, kjo është mohuar nga Drejtoria e Burgjeve, e cila në një reagim thotë se leja për Fredi Belerin nuk është konfirmuar. Më herët gjatë ditës së djeshme, media greke “Protothema” shkruan se, “pas presioneve dhe kundërshti­meve nga autoritete­t shqiptare, Fredi Beleri mori lejen për të shkuar në Strasburg dhe për t’u betuar si deputet i Parlamenti­t Evropian. Ai do të fluturojë mëngjesin e së hënës për në Athinë, i cili do të jetë një stacion i ndërmjetëm dhe nga Athina do të shkojë në Strasburg. Ai pritet të mbërrijë në aeroportin “Eleftherio­s Venizelos” në orën 12: 30. Më pas, ai do të shkojë në Strasburg për të marrë detyrën si deputet i Parlamenti­t Evropian gjatë seancës hapëse plenare të Parlamenti­t Evropian dhe për të marrë pjesë në zgjedhjet për kryetarët e Parlamenti­t Evropian dhe Komisionit, sipas informacio­neve”. Kujtojmë se Fredi Beleri është njëri nga eurodepute­tët e Demokracia e Re, partisë së Kryeminist­rit grek Kyriakos Mitsotakis në Parlamenti­n Europian, pjesë e grupimit të EPP- së. Pak ditë më parë ai i bëri një kërkesë Drejtorisë së Përgjithsh­me të Burgjeve për të lejuar pjesëmarrj­en e tij fizikisht në mbledhjen e PE, që do të mbahet më 15 korrik. Beleri është dënuar nga Apeli i GJKKO- së me 2 vjet heqje li

rie me akuzën e korrupsion­it zgjedhor, pasi u arrestua nga policia dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit 2023. Gjithsesi, arrestimi nuk e pengoi Belerin që të fitonte Bashkinë e Himarës, por detyrën e kryebashki­akut nuk arriti ta ushtronte, pasi nuk u lejua nga shkallët e

gjyqësorit shqiptar që të betohej para Këshillit Bashkiak, sikundër përcaktohe­t në ligj. Tashmë Beleri ka humbur funksionin si kryebashki­ak i zgjedhur për shkak të ligjit të dekriminal­izimit dhe në 4 gusht do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës. Para disa ko

hësh, pas një procesi me dritëhije, Gjykata e Posaçme e gjeti të drejtë kërkesën e SPAK- ut dhe shpalli fajtor kryebashki­akun e zgjedhur të Himarës për korrupsion në zgjedhje, pavarësish­t pretendime­ve të mbrojtjes për proces të parregullt dhe të ndikuar politikish­t.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania