Panorama (Albania)

Ardhja e romanit të parë shqip duke tejkaluar kompleksin e Edipit

“Jeta e trazuar e dramatike, vdiq në burgun e fitimtarëv­e të pas- Luftës II Botërore, ndaj Nikaj u harrua bashkë me veprën e tij

- NGA VISAR ZHITI Drita kishte fillue me zbardh e dilli me shndrit...

Kështu nis romani i parë shqip, kjo është fjalia e parë e tij, e shkruar në shekullin XIX, kur Shqipëria ishte ende nën Perandorin­ë Otomane dhe gjuha shqipe kishte qenë e ndaluar në atë perandori dhe shkronjat e saj ishin mallkuar...

Po për ç’dritë bëhej fjalë ashtu, për lirinë e pritur me shekuj, ç’po zbardhte, gjuha e letërsisë shqipe, që do të ngrihej e do të bëhej e gjallë, romani shqiptar që do të arrinte majat dhe njohjen botërore?

Mbas 132 vjetësh harrim, sapo ( ri) doli vepra “Marcia” e shkrimtari­t Dom Ndoc Nikaj, e shenjuar si romani i parë shqiptar, por i shmangur si i tillë në Historitë e reja të Letërsisë, që hartonte regjimi dhe arsyet kanë qenë vetë romani, përmbajtja e tij kristiano- europiane dhe autori, që megjithëse i quajtur si ati i romanit shqiptar, pati një jetë të trazuar e dramatike, vdiq në burgun e fitimtarëv­e të pas Luftës II Botërore dhe kështu duheshin harruar si ai dhe vepra dhe Europa... Pra, shkaku i vërtetë ka qenë pushteti diktatoria­l i komunistëv­e shqiptarë, Realizmi Socialist që ata vendosën me forcë si e vetmja metodë letrare, që do të duhej të ushtrohej në Shqipërinë e çliruar, por jo të shqiptarëv­e... Sjellja e këtij romani shënjues, pra, është një sfidë dhe një vetëqortim emancipues, një ngjarje jo vetëm letrare e kulturore, një akt shoqëror me rëndësi dhe shpresë ecurie.

“Mbas 132 vjetësh harrim, sapo ( ri) doli vepra ‘ Marcia’ e shkrimtari­t Dom Ndoc Nikaj, e shenjuar si romani i parë shqiptar, por i shmangur si i tillë në Historitë e reja të Letërsisë, që hartonte regjimi dhe arsyet kanë qenë vetë romani, përmbajtja e tij kristiano- europiane dhe autori, që megjithëse i quajtur si ati i romanit shqiptar, pati një jetë të trazuar e dramatike, vdiq në burgun e fitimtarëv­e të pas- Luftës II Botërore dhe kështu duheshin harruar si ai dhe vepra dhe Europa...

“PLASJE HAREJE NË SHPIRT”

Qysh herët, për shkrimtari­n tjetër themeltar, Ernest Koliqi, ( edhe ai me vepër të ndaluar dhe i dënuar me vdekje nga regjimi i dikurshëm), leximi i Dom Ndoc Nikajt do ishte “një plasje hareje në shpirt”. Me sa poezi është thënë, me ç’duf e ç’pikëllim...

SI NJË MESHË NË KATEDRALE APO NË LETRAT SHQIPE

Prej kësaj “hareje”, nxitoj të them se romani “Marcia”, më i hershmi dhe më i riu ndërkaq, u përurua këto ditë në qytetin e Dom Ndoc Nikajt, në Bibliotekë­n “Zoja e Shkodrës” në Katedrale, në ditën e 160 vjetorit të lindjes së tij, duke i ngjarë kështu një meshe të munguar gjatë në letrat shqipe. Dhe më duhet të ndërmend tani se Katedralja, ku Dom Ndoc Nikaj ka qenë aq shpesh, në fillimet si seminarist, i gjallë dhe i vdekur, si shpirt më pas, nisi të ndërtohej, kur romancieri i parë s’kishte lindur ende dhe mbaroi kur ai do të ishte 6 vjeç dhe, kur do t’i avitej nëpër mendje romani “Marcia”, në Katedrale u vendosën 3 kambanat, që erdhën nga Venecia në vitin 1890. Dy vjet më pas, kumboi romani i parë në gjuhën shqipe. Dhe krijuesi i tij do të ishte vetëm 28 vjeç. Vepra u shtyp në Shkodër. Shqiptarët e përpinë librin.

Romani i parë – si një katedrale tjetër e re... Shtëpia Botuese “Onufri”, e mirënjohur për prurjet në letrat shqipe, sa bashkëkoho­re po aq dhe klasike e të traditës, është ajo që na solli romanin “Marcia”. Theksohet në botim se përgatitës­i është shkrimtari Andreas Dushi, gjë që duhej veçuar, jo vetëm pse ai e gjurmoi së fundmi romanin “Marcia” të vitit 1892, e gjeti dhe na e solli duke e pajisur me parathënie­n e tij korrekte e të kursyer, me shpjegimin e fjalëve anakronike të tekstit, tërheqin vëmendjen hulumtimet për zanafillën e romanit, në është përkthim dhe nga ku, kur tashmë ai është një realitet gjuhësor shqip dhe një realitet i ri letrar. Përveçse një pune që do të duhej të ishte bërë me kohë dhe çuditërish­t nuk bëhej, që pritej dhe vononte dëshpërimi­sht pakuptuesh­ëm, dalja e “Marcia”- s është dhe si një mrekulli, sipas meje.

MREKULLIA

Rivjen romani i parë shqiptar, për herë të parë mbas botimit të tij të hershëm dhe të harruar para dy shekujsh,

- shkruajta unë për kopertinën e botimit. “Marcia” i Dom Ndoc Nikajt është një narrativë plot mistikë, ku gërshetohe­n historikja me fantastike­n, kujtesa baladeske, sa jona, po aq dhe ballkanike, ( fjala është për konstrukti­n shpirtëror të shkrimtari­t tonë,) me ato hebraike, kapërcimet nga bota reale në atë hyjnore, me personazhe biblikë, varrosjet për së gjalli si dukuri e qendresës së jetës, por dhe e qytetit të tij. ( Shkodrës si frymë dhe Romës, ku zhvillohen ngjarjet e romanit...). Po ky shkrimtar një vit pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë ( 1913) do të botonte romanin tjetër “Shkodra e rrethueme” në formë ditari, që në Historinë e Letërsisë Shqipe do të njihej si romani i parë shqiptar. Pse kjo zhvendosje? Apo do të duhej që romani i parë i letrave tona të ishte patjeter me subjekt patriotik, kur vetë gjuha është patriotizm­i më i madh. Apo nga që romanicier­i ynë i parë vdiq në burg në moshë të thyer, i dënuar nga diktatura e fitimtarëv­e të pas Luftës II Botërore. Kompleksi i Edipit të letrave të mëpastajme shqipe, atëvrasja e rëndë e romanit të parë shqiptar dhe autorit të tij, kërkonte një qortim. Dhe ora erdhi. Dhe shënimi im mbyllet, e përsëris: Është shkrimtari i ri Andreas Dushi, i cili u shfaq në letrat shqipe me roman që 18 vjeç, që kryen këtë akt, ai sjell romanin më të vjetër shqiptar duke e shtyrë kështu fillesën e tij një shekull më tej, në të XIX dhe nëpërmjet Botimeve “Onufri” u arrit mrekullia. Dua ta vazhdoj se kjo është forcë e mëtejshme e kujtesës kolektive, e kërkimit të rrënjëve, ato lëvizin, - siç e thotë dhe Ernest Koliqi që në titull të një drame të tij, është vizion, në fund të fundit gëzim, po aq sa i përbashkët i njerëzve të letrave, po aq dhe familjar, dua të them se duhet te jetë i çdo familjeje që flet shqip. Siç duket, edhe si joshje duke formëzuar kështu më mirë idenë dhe simbolikën, libri i porsadalë ka për redaktore jo rastësisht një pedagoge, Luljeta Dushi, nënën e përgatitës­it të botimit.

NË SHTJELLËN E ROMANIT

E përsëris prapë, nisja do të ishte profetike: Drita kishte fillue me zbardh e dilli me shndrit... Ngjajnë me vargjet e eposit fjalët e para të romanit të parë, që unë i lexoj si ogure. Janë 13 krerë në roman... si 12 apostujt me Krishin në mes si frymë, jo si personazh... Dhe e tillë është dhe fryma e romanit. E parë kjo nga sot, duket si një porosi europianiz­uese, ndaj vendit që lëngonte fundin e një perandorie, që e shkëputi Shqipërinë nga Europa, familja e saj e natyrshme, për 500 vjet. Edhe Naim Frashëri, që do të bëhej poeti kombëtar, kështu shkruante:... o dritë e uruar,/ që lind nga perëndon... Kur është botuar romani, Naimi ishte gjallë dhe sigurisht do të ketë marrë vesh atje në Stamboll, ku jetonte dhe punonte në drejtoritë perandorak­e të mbikëqyrje­s së kulturës, se edhe ai librat e vet i botonte jashtë, në Bukuresht. Ngjarjet e romanit të parë në shqip zgjodhën të jenë në Romë, besoj jo rastësisht dhe si kohë zgjodhën, me qëllim patjetër, atë të paskryeqëz­imit të Krishtit, kur mbartësit dhe përhapësit e një besimi të ri dhe ideve të reja, që do të ndryshonin botën përndiqesh­in, persekutoh­eshin rëndë, dënoheshin me vdekje mizore. Protagonis­tja e romanit, Marcia, një vajzë pagane, që shërbente në tempull, është e detyruar të ikë, se përndiqej i vëllai i saj, përndjekja në fis do të shtohej më pas hatashëm në diktaturat e Lindjes dhe kështu Marcia nis një jetë prej të përndjekur­e, të fshehtë, të nëndheshme, me vuajtje, që mua më kujton nëntokën e galerave të burgjeve tona, të Spaçit e të Qafë- Barit. Marcia dënohet me varrosje për së gjalli në një shpellë, në terrin e katakombev­e, ku e shpëtojnë miqtë, gjithmonë fshehurazi. Edhe atëherë kishte shumë që të braktisnin, por do të shtoheshin vonshëm, duke pasur dhe një doktrinë mbrapsht, “politika në plan të parë”. Dhe kështu, Marcia e gjen veten mes të krishterëv­e klandestin­ë, që e kthejnë dhe atë në të krishtere, me

 ?? ??
 ?? ?? Dom Ndoc Nikaj
Dom Ndoc Nikaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania