Panorama (Albania)

Shqipëria dhe Kosova kryesojnë në Ballkan për numrin më të lartë të azikërkues­ve në Evropë

Agjencia e Bashkimit Evropian për Azilin: Interesi më i larte i shqiptarëv­e për shtetet si Franca, Italia dhe Gjermania

-

Shqipëria dhe Kosova kryesojnë listën e aplikimeve për azil nga Ballkani Perëndimor në një shtet të Bashkimit Europian gjatë tre muajve të parë të 2024- ës.

Sipas raportit të fundit të Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azilin ( EUAA) numri i aplikuesve nga këto dy vende është tejet i lartë krahasuar me vendet tjera fqinje si Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnje Hercegovin­a dhe Mali i Zi. Sipas raportit të EUAAsë në muajin mars nga shtetasit shqiptarë u paraqitën në vendet e Bashkimit Europian 624 aplikime për azil, ndërsa nga shtetasit e Kosovës 513, nga Maqedonia e Veriut 340, nga Serbia 272, Bosnja 109 dhe Mali i Zi 37. Në muajin shkurt të vitit 2024 ishin regjistrua­r nga shtetasit shqiptarë 744 aplikime për azil në një nga vendet e Bashkimit Evropian, ndërsa në janar të këtij viti, u regjistrua­n 648 aplikime. Nga rreth 2016 aplikime të shtetasve shqiptarë nga janari në mars të këtij viti, një pjesë e tyre është shqyrtuar, ndërkohë që 2752 aplikime mbeten ende në pritje. Rastet e shqyrtuara të shqiptarëv­e kanë numrin më të ulët të njohjeve të azilit në vendet e Bashkimit Evropian që nuk kalon as 1% të kërkesave. Sipas të dhënave të EUAA- së, interesi më i lartë i shtetasve shqiptarë për aplikime për azil si për vitin e shkuar edhe për tre muajt e parë të këtij viti kishte në vende si Franca, Italia dhe Gjermania. Përveç Bashkimit Evropian, prirja e shqiptarve për të kërkuar azil gjatë viteve 2022 dhe 2023 ishte edhe në Britani të Madhe, ku vlerësohet se 16 mijë deri në 20 mijë kërkesa janë në pritje për t` u shqyrtuar. Ndërkohë këtë vit numri i shqiptarëv­e që kanë hyrë në mënyrë të parregullt në Angli përmes kanalit të la Manshit, sipas autoritete­ve britanike është në shifra të papërfills­hme.

STATISTIKA­T E EUROSTAT

Sipas Eurostat, në 2023 kanë qenë 9145 shtetas shqiptarë që kanë aplikuar për azil në një nga shtetet e Bashkimit Europian, ose 331 aplikime për 100 mijë banorë, nga 17 aplikime për 100 mijë banorë, që është mesatarja e të gjithë aplikimeve në BE. Të dhënat e Eurostat për aplikimet për azil nga të gjitha shtetet, të përpunuara nga Monitor në raport me popullsinë përkatëse tregojnë se Shqipëria ishte e treta në botë për aplikimet e larta për azil në raport me popullsinë. Në vend të parë është Siria, një shtet që prej vitesh po vuan pasojat e luftës civile. Ky shtet kishte 874 aplikime për 100 mijë banorë në vendet e BE- së në 2023. Sirianët i ikin luftës. Deri në dhjetor 2022, sipas vlerësimev­e nga UNCHR kanë humbur jetën mbi 580,000 persona; 13 milionë sirianë janë zhvendosur dhe 6.7 milionë refugjatë të detyruar të largohen nga Siria. Shteti i dytë është Gjeorgjia, që kishte 668 aplikime për azil në BE për 100 mijë banorë. Gati gjysma e aplikimeve janë në Gjermani, të ndjekura nga Franca dhe Italia. Sipas mediave të huaja aplikimet janë kryesisht për arsye ekonomike, ndërsa në vitin 2023 ato ranë me 12%, kryesisht pasi Gjermania e futi Gjeorgjinë në listën e vendeve të sigurta dhe përshpejto­i procedurat e depërtimit. Maqedonia e

Veriut ka parë vitet e fundit një rritje të emigrimit në raport me popullsinë, duke e renditur atë të katërtën në botë, pas Shqipërisë. Në 2023, sipas Eurostat aplikimet arritën rekordin e viteve të fundit, në 6760 të tilla. Kosova u rendit e 12- a në botë, me 162 aplikime për 100 mijë banorë. Aplikimet për azil pritet të shtohen ndjeshëm këtë vit, pas heqjes së vizave me vendet e BE- së. Serbia renditen në vendin e 21, me 68 aplikime për 100 mijë banorë, Mali i Zi me 58.1 ( vendi i 25) dhe Bosnja e 48a, me rreth 49 aplikime. Në Shqipëri, të dhënat e Eurostat tregojnë se Franca vijon të jetë vendi më i preferuar për shqiptarët për të kërkuar azil, me 3530 aplikime, apo 38% të totalit në vitin 2023. Gjermania renditet e dyta, me 2225 aplikime apo 24% e totalit. Një raport i fundit i Kombeve të Bashkuara, që mat cilësinë e jetesës përmes indeksit të lumturisë gjeti se Shqipëria mbetet ndër shtetet më të palumtura në Europë, duke lënë pas vetëm Turqinë. Pikët e indeksit, që mat lumturinë u përkeqësua­n në 2023. Vlerësimin më të ulët Shqipëria e merr në treguesin e perceptimi­t të korrupsion­it, me vetëm 0.049 pikë, ku pyetja kryesore që u bëhet të anketuarve lidhet me përhapjen e korrupsion­it në qeveri. Vlerësim të dobët ka dhe bujaria me 0.138 pikë, që tregon që shqiptarët nuk e mbështesin dhe aq shumë njëri tjetrin. Renditja është më e lartë tek të ardhurat për frymë, me 1.4 pikë, mbështetja sociale 0.9 pikë, pritshmëri­a për një jetë të shëndetshm­e, 0.6 pikë. Shqiptarët mendojnë se nuk kanë shumë

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania