Panorama (Albania)

Sulmohet me lëndë plasëse shtëpia me njerëz brenda në Laç, hetohen konfliktet

Policia e Lezhës merr në dorë hetimet për shpërthimi­n në shtëpinë e Skënder Likës, hapen dosjet e ngjarjeve kriminale të Kurbinit

- LEZHË

Nuk ndalen sulmet me tritol në vendin tonë. Mëngjesin e djeshëm në fakt janë shënuar dy raste; i pari në zonën e Kurbinit, ku brenda banesës së shënjestru­ar u bë me dije se ishin edhe burrë e grua në gjumë dhe një rast në Korçë ku një banesë pa njeri brenda është sulmuar me granata.

Nëse për rastin e rëndë të Laçit prokuroria dhe policia kanë në duar një mori dosjesh, dyshimesh dhe indicesh, për rastin e Korçës është bërë me dije se bëhet fjalë për një konflikt për pronën nga ana e dy personave që konsideroh­en pronarë. Policia ka bërë me dije se ka nisur hetimet për të dyja rastet, por ende nuk ka asnjë të dyshuar dhe as të shoqëruar edhe pse janë marrë në pyetje disa persona. Në zonën e Laçit është sulmuar me një sasi të madhe tritoli shtëpia e Skënder Likës, mbiemri i të cilit është

i njohur për shkak se njerëz të familjes së tij viteve të fundit janë hetuar, akuzuar dhe prangosur për ngjarje të rënda kriminale. Edhe pse në të gjitha rastet familjarët kanë qenë kundër veprimeve të prokuroris­ë, në fakt janë dy ngjarje mjaft të rënda që janë lënë nën autorësinë e djemve të familjes Lika nga Sanxhaku.

SHPËRTHIMI DJE

Një shpërthim i fuqishëm me tritol tronditi orët e para të mëngjesit të së premtes zonën e Kurbinit. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 3 e 30 minuta në fshatin Sanx

hak dhe objekt i sulmit ishte banesa e Skënder Likës. Persona ende të paidentifi­kuar vendosën një sasi lënde plasëse në banesën e Skënder Likës, por fatmirësis­ht nuk pati persona të lënduar, por dëme të shumta materiale. Siç u pa ë vonë edhe nga pamjet që erdhën nga vendi i ngjarjes, të gjithë xhamat e vilës tri- katëshe ishin thyer ndërsa dëmtime të mëdha pësoi e gjithë godina. Po ashtu nga shpërthimi i fuqishëm u bë me dije se ishin dëmtuat edhe banesa e biznese rreth objektit të sulmuar si dhe u krijua frikë dhe panik te banorët. Në momentin e ngjarjes, Skënder Lika mësohet se ndodhej në shtëpi së bashku me bashkëshor­ten e tij. Ndërkohë policia shkoi menjëherë në vendngjarj­e dhe mblodhi provat e para me qëllim identifiki­min dhe kapjen e autorëve. Ende nuk dihet sasia dhe lloji i lëndës plasëse, ndërsa në cilësinë provës materiale janë sekuestrua­r mbetje dhe po analizohen nga ana grupit hetimor si dhe janë marrë në pyetje pjesëtarë të familje Lika.

Ngjarja dyshohet të ketë lidhje me ngjarjet kriminale që kanë ndodhur gjatë viteve të fundit në zonën e Kurbinit. Kjo pasi Skënder Lika, është babai i autorit të vrasjes së biznesmeni­t Rakip Rolit. Ndërkohë nipi i tij, Ilir Lika ekzekutoi me armë zjarri në një hotel në Mamurras dy biznesmenë­t, Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.

 ?? ?? Shtepia e dëmtuar nga shpërthimi
Shtepia e dëmtuar nga shpërthimi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania