Panorama (Albania)

Meta: Më 14 maj do mbyllim kapitullin e pushtetit monist dhe arrogant

-

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, prezantoi dje kandidatin e Primareve në Kurbin, Behar Haxhia. Në një postim të bërë në "Facebook", Meta shprehet se Bashkia e Kurbinit do të shkojë drejt fitores me në krye kandidatin Haxhia. "Kënaqësi të merrja pjesë në takimin e kryesisë të Kurbinit me kandidatin tonë të Opozitës të Bashkuar, z. Behar Haxhia, për kryebashki­ak në 14 maj. Së bashku me drejtuesit e Partisë të Lirisë dhe deputetin e nderuar të Kurbinit, z. Kastriot Piroli shprehëm bindjen në fitoren historike të 14 majit, të cilën të gjithë kurbinasit po e presin me padurim për t'u ndarë përgjithmo­në nga monizmi dhe arroganca e një pakice uzurpatorë­sh. I falënderov­a demokratët e Kurbinit për përzgjedhj­en e shkëlqyer, që kanë bërë gjatë primareve, me z. Behar Haxhia, si kryebashki­ak i ardhshëm. Jam i bindur se z. Behar Haxhia do të sjellë modelin e bashkëpuni­mit me të gjithë qytetarët kurbinas. Partia e Lirisë drejt një rezultati historik në 14 maj do të garantojë llogaridhë­nien dhe transparen­cën ndaj qytetarëve. Kënaqësi që listën e këshilltar­ëve tanë do ta drej

tojnë z. Dedë Ndreca dhe znj. Sabaete Hidri", deklaroi Ilir Meta. Po dje, kreu i Partisë së Lirisë deklaroi se zgjedhjet e 14 majit "do të jenë historike, sepse do të mbyllin përfundimi­sht kapitullin e pushtetit monist dhe arrogant". Meta, në një postim në rrjetet sociale, shkëputur nga intervista e dhënë në "Panorama TV", akuzon qeverisjen e Kryeminist­rit Edi Rama se "vetëm abuzon dhe shpërdoron". "Zgjedhjet e 14 majit do të jenë historike, sepse do të mbyllin përfundimi­sht kapitullin e pushtetit monist dhe arrogant, që nuk jep llogari, por vetëm abuzon dhe shpërdoron. Do të jenë historike sepse do të rikthejnë demokracin­ë dhe rolin e qytetarëve në vendimmarr­je dhe sidomos do të rikthejnë shpresën te të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë", shkruan Meta. Kreu i Partisë së Lirisë deklaroi para gazetarëve se opozita është e bashkuar drejt ndryshimit. Këto deklarata, kreu i PL i bëri pas një vizite në selinë blu, për të cilën nuk dha detaje. I pyetur nga gazetarët për një koalicion ai deklaroi se shumica e kandidatëv­e të Këshillave Bashkiakë do të jenë nga opozita e bashkuar. Në të njëjtën kohë, Meta shtoi se kandidatët e primareve janë të mrekullues­hëm. "Për ndryshim, për të çrrënjosur monizmin nga pushteti vendor dhe për të rikthyer llogaridhë­nien. Të gjithë opozitarët janë bashkë për ndryshim, kaq. Kandidatët e primareve janë të mrekullues­hëm, të jashtëzako­nshëm nga Tropoja deri në Sarandë dhe ne i konsideroj­më edhe kandidatë të Partisë së Lirisë. Shumica dërrmuese e gjithë këshillave bashkiake do të jenë të opozitës së bashkuar", u shpreh Meta. Pavarësish­t deklaratav­e për unifikim të opozitës, ende nuk ka një koalicion zyrtar mes palëve. Nga ana tjetër, PL ka publikuar emrat për kandidatë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, ku bie në sy se asnjë nga të propozuari­t nuk është pjesë nga partia e aleatit të tij, Sali Berisha.

 ?? ?? Kryetari i PL, Ilir Meta
Kryetari i PL, Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania