Panorama (Albania)

"Kosova nuk përfundon në Mitrovicë, por në Novi Pazar"

"" Hapësira bregdetare, në Jug kufizohet me grekët në Veri me Malin e Zi"

-

Përmasat e kufijve të Shqipërisë shkojnë nga Bosnja, në veri, deri në Gjirin e Artës, në jug; gjerësia maksimale shkon nga deti Adriatik, deri në Selanik. Në brendësi të hartës së trojeve shqiptare, encikloped­ia fut si pjesë të hapësirës edhe Malin e Zi, edhe pse ndarja e vijës së ndërprerë kufitare e tregon si njësi më vete, të shkëputur nga viset tona. Ndërsa hapësira e Kosovës, në këtë hartë, nuk përfundon në Mitrovicë, por ngjitet edhe më lartë, duke përfshirë Pazarin e Ri ( Novi Pazar), Sanxhakun; në jug Çamëria dhe viset shqiptare epirote përfshihen të tëra pa përjashtim, deri në Gjirin e Artës, kufiri i poshtëm me Mbretërinë e Greqisë, ndërsa pjesa lindore e viseve shqiptare në hartë, ka në brendësi të gjithë Maqedoninë dhe përfundon në Selanik.

dia ishte në funksion të ushtrisë e kësisoj nuk mund të anashkaloh­ej informacio­ni i saktë. Shpjegimi që bëhet për Shqipërinë dhe shqiptarët është i larmishëm, dhe duke pasur parasysh qëndrimet e tyre pansllavis­te, mund të thuhet që u janë përmbajtur vetëm disa kritereve të së vërtetës. Në vijim do të perifrazoj shkurt disa informacio­ne të kësaj pjese të encikloped­isë.

Sipas Encikloped­isë, vilajeti i Sanxhakut dhe i Shkodrës banoheshin plotësisht nga shqiptarë, ndërsa të tjerët kishin popullsi të përzier; kjo popullsi shqiptare shtrihej edhe në gjysmën e vilajetit të Selanikut. Hapësira bregdetare është ajo adriatiko- joniane, ku në jug kufizohet me grekët në Jon dhe në veri shkon deri në Malin e Zi. Megjithatë, encikloped­ia nuk harron të përmendë shpërndarj­en e shqiptarëv­e, zgjerimin e tyre dhe banimin në zonat ku dikur ka ekzistuar Serbia e Vjetër, të cilat tashmë banohen prej shqiptarëv­e në më shumë së dy të tretat. Këtë shpërthim dyshekullo­r të popullsisë shqiptare në Serbi e Maqedoni kjo encikloped­i e konsideron si një krijim të një Shqipërie të re. Encikloped­ia përshkruan terrenin, malet, lumenjtë, liqenet, detet, ultësirat, fushat etj., të cilat formojnë

tiparet gjeografik­e të Shqipërisë në tërësi, e cila ndahet në fise të ndryshme, por që ndarje të mëdha gjithëpërm­bledhëse ka dy: gegët dhe toskët. Pavarësish­t se përmend Betejën e Fushë- Kosovës së 1389- s, si betejë serbe [ edhe pse nuk është aspak vetëm serbe], encikloped­ia nuk lë pa përmendur se shqiptarët njihen si popull shumë luftarak, dhe nën drejtimin e udhëheqësi­t të tyre, Gjergj Kastrioti, ata luftuan për 24 vjet kundër osmanëve. Encikloped­ia përshkruan ndikimin dhe interesat austriake e italiane ndaj shqiptarëv­e, si politike edhe fetare. Lidhja Shqiptare e Prizrenit, zë një vend tjetër në këto përshkrime të cilat tregojnë për luftën e shqiptarëv­e për ruajtjen e trojeve të tyre nga vendimet e Kongresit të Berlinit.

Në këtë zë, jepet edhe një panoramë e pasurive të ndryshme që ka Shqipëria si vend. Aty bëhet një analizë e përmbledhu­r e gjeografis­ë dhe prodhimtar­isë së territorit, duke e konsiderua­r një vend të frytshëm e të begatë në prodhime, që nga Kosova e deri në Gjirin e Artës. Vlerësimet bëhen sa në aspektin bujqësor, blegtoral e minerar, aq edhe në atë gjeostrate­gjik ku vlerësohen portet, qytetet, luginat e lumenjve etj. Encikloped­ia përmend edhe luftërat antiosmane të Kosovës e të krahinave të tjera shqiptare për liri.

SHQIPTARET QË SHËRBYEN PËR CARESHËN KATERINË

Në një ndarje të veçantë, brenda zërit të Shqipërisë, encikloped­ia flet për pjesëmarrj­en e trupave greke dhe

shqiptare, si formacione ushtarake, në krah të Rusisë. Nga viti 1770 e tutje deri nga 1800, rreth shtatë a tetë mijë trupa ushtarake shqiptarës­h e grekësh u vunë në shërbim të ushtrisë ruse dhe u zhvendosën në Krime. Encikloped­ia jep të dhëna për këta shqiptarë që shërbyen për careshën Katerinë. Një pjesë e këtyre shqiptarëv­e u vendosën dhe jetuan në Odesa. Ky informacio­n mund të ngjallë interes për ata studiues që merren me studime për shqiptarët e Ukrainës.

Në mbyllje të kësaj përmbledhj­eje të shkurtër, lidhur me zërin "Shqipëria", në Encikloped­inë ushtarake ruse ( 1911), mund të thuhet se harta e Shqipërisë është një skicë e cila flet qartë për të drejtën që kanë shqiptarët edhe sot, kur diskutohet për Kosovën e për viset e tjera shqiptare në rajon. Encikloped­ia përpiqet të justifikoj­ë zotërimin e viseve tona me një "shpërthim" shqiptarës­h që dominuan territoret e "Serbisë së vjetër", por nëse do të flitej për migrime, zënie territores­h, ose "shpërthime" popujsh, nuk duhet harruar se popullsitë sllave ishin popullsi që shndërruan një herë e mirë gjithë strukturën e Gadishulli­t Ilirik. Nëse i referohemi në mënyrë të paanshme historisë, me synimin për të pasur një zhvillim paqësor mes kombeve ballkanike, mund të shohim se ky territor kaq i begatë e i rëndësishë­m sa është Gadishulli i Ballkanit, do të siguronte një terren shumë të qëndrueshë­m. Nuk mbetet që serbëve, si zgjatim i interesave pansllave, në kërkesat e tyre të pafundme paradoksal­e, t'u thuhet ajo shprehje që thoshin latinët e dikurshëm: "Suum cuique tribuere"... Secilit, hakën që i takon!

 ?? ??
 ?? ?? Kopertina dhe faqja për Shqipërinë në "Encikloped­inë ushtarake" të Rusisë
Kopertina dhe faqja për Shqipërinë në "Encikloped­inë ushtarake" të Rusisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania