Panorama (Albania)

Vrau motrat për xhelozi, kërkohet burg përjetë

“Shkoja me të dyja. 20 vjet lidhje jashtëmart­esore”, çfarë deklaronte Përparim Ademi para hetuesve, pasi i ekzekutoi me kallashnik­ov

- TIRANE

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka depozituar në gjykatë dosjen për vrasësin e dy motrave në zonën e Astirit në Tiranë më shumë se një vit më parë.

Në pretencën e dhënë për Përparim Ademin, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për të, duke e akuzuar për “Vrasje për shkak të marrëdhëni­eve familjare”. VRASJA E DYFISHTË

Krimi i rëndë tronditi kryeqyteti­n paraditen e 31 dhjetorit të vitit 2020, kur u vranë me armë zjarri motrat Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani, të cilat jetonin në një apartament të përbashkët, ndërsa autor i krimit të rëndë ishte 59vjeçari nga Maqedonia e Veriut, i cili ishte i martuar në vendin e tij. Ishte ora 10:06 minuta e mëngjesit kur Përparim Ademi shfaqet në afërsi të pallatit ku jetonin viktimat. I veshur me xhup ngjyrë blu dhe me pantallona të zeza, nga kamerat e sigurisë, ai ecën i qetë duke shkuar me biçikletë në vendin ku më pas do të kryente krimin e

rëndë. Me të, ishte dhe një djalë i ri, që sipas informacio­neve, rezultonte të ishte nipi. Kur ka mbërritur përpara derës së banesës ku jetonin Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, Përparim Ademi është përballur me dy motrat. Në këtë moment, pa u futur ende brenda apartament­it, 59-vjeçari ka shkrepur kallashnik­ovin, e vërtetuar edhe nga shenjat e plumbave në derën kryesore të apartament­it. Pasi ka hyrë në brendësi, Përparim Ademi qëlloi me breshëri

kallashnik­ovi dy motrat, duke iu shkaktuar vdekjen e menjëhersh­me. Rreth 13 minuta më vonë, ai largohet nga e njëjta rrugë. Ai përshkon të njëjtin itinerar, por kësaj radhe pa biçikletë. Rreth 1 orë më vonë, ai u arrestua nga Policia pranë shkollës “Vasil Shanto”.

KARREMI

Përparim Ademi ka përdorur si karrem fëmijën e njërës prej motrave për të hyrë në banesën e tyre, të cilat me sa duket e kanë kuptuar rrezikun për shkak

të tentativës për t’u ndarë përfundimi­sht me të. Kur e kanë parë ardhjen e tij, dy motrat që po hanin bukë, kanë tentuar të mbyllin derën, por ai ka qëlluar me armë, duke i lënë të vdekura në vend. Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani, ishin në banesën e tyre paraditen e 31 dhjetorit, së bashku me dy fëmijët e njërës prej tyre kur u qëlluan me armë zjarri. Autori i krimit bashkëjeto­nte prej disa vitesh me Kristinën, ndërsa kjo e

fundit i kishte kërkuar ndarjen. Ky duket se ka qenë shkaku që çoi në konflikt midis tyre deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Ngjarja u pasua me detaje tronditëse, ku vëllai i motrave deklaroi se Ademi

kishte shitur në Greqi 10 fëmijët e lindur me motrat Metani. Pas akt-ekspertimi­t psikik të të pandehurit, Përparim Ademi rezultoi i aftë mendërisht, ndërsa krimi pati si shkak motivet e xhelozisë.

 ?? ?? Përparim Ademi
Përparim Ademi
 ?? ?? Zhaneta Metani
Zhaneta Metani
 ?? ?? Kristina Bardhi
Kristina Bardhi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania