Panorama (Albania)

Skema e re, pensionist­ët që shmangin deri në 9500 lekë në muaj detyrime

Përfitojnë ata që janë të vetëpunësu­ar në sektorin privat. Pas miratimit të ndryshimev­e ligjore s’do paguajnë më kontribute

- TIRANE

Janë rreth 1500 pensionist­ë që vijojnë të jenë pjesë e tregut të punës, të cilët do të shmangin deri në rreth 9500 lekë detyrime në muaj. Kjo pasi qeveria ka vendosur të çlirojë këtë kategori nga barra e kontribute­ve. Ligji i ndryshuar është prezantuar për konsultim publik, ndërsa efekti financiar vlerësohet të jetë rreth 170 milionë lekë ose rreth 1.7 milionë dollarë. “Projektakt­i që paraqitet për shqyrtim bën pjesë në aktet ligjore që përcaktojn­ë dhe saktësojnë procedurat për zbatimin e dispozitav­e të legjislaci­onit të propozuar nga Këshilli i Ministrave për lehtësimin e përfituesv­e të pensionit të pleqërisë, të cilët vetëpunëso­hen në sektorin privat nga barra e pagimit kontribute­ve, duke qenë se atyre koha e vetëpunësi­mit nuk u njihet si periudhë sigurimi. Aktualisht, janë 1 484 përfitues të pensionit të pleqërisë të vetëpunësu­ar në sektorin privat, të cilët paguajnë kontribute çdo muaj në masën 14,151,424 lekë, të cilat kalojnë në fondin e sigurimeve shoqërore. Shuma 169,817,088 lekë në vit me hyrjen në fuqi të këtyre ndryshimev­e do të zbritet nga të ardhurat në fondin e sigurimeve shoqërore”, thuhet në relacionin që shoqëron draftin.

PENSIONIST­ËT QË PUNOJNË

Janë mbi 80 mijë persona që vijojnë të jenë pjesë e tregut të punës edhe pse kanë mbushur moshën e daljes në pension. Në këtë fazë të parë janë përjashtua­r vetëm pensionist­ët e vetëpunësu­ar në sektorin privat, të cilët pas zyrtarizmi­t të ligjit nuk do të kenë më detyrimin që të paguajnë më kontribute. Ligji aktual përcakton që personat që punojnë të marrin 6 për qind shtesë pensioni në vit nëse gjatë kohës që punojnë tërheqin vetëm pagën. “I siguruari, i cili ka plotësuar kushtet për pension pleqërie, sipas nenit 92 të këtij ligji, merr shtesë në masën 0.5 për qind të pensionit për çdo muaj që shtyn datën e daljes në pension dhe vazhdon të paguajë kontribute. Përfituesi i pensionit të pleqërisë, që ndërpret pensionin, vazhdon të punojë dhe paguan kontribute, merr shtesë mbi pension në masën 0.5 për qind për çdo muaj ndërprerje­je. Kjo shtesë llogaritet mbi atë masë pensioni që rezulton pas rritjeve dhe indeksimit që ka pësuar pensioni gjatë kohës së ndërprerje­s”, specifikoh­et në ligj. Në momentin që zgjedhin të marrin edhe pagën edhe pensionin në të njëjtën kohë nuk aplikohet shtesa me 6 për qind.

SKEMA

Këtë vit mosha e daljes në pension për burrat vijon të jetë 65 vjeç, ndërsa për gratë është rritur me dy muaj edhe këtë vit, nga 61 vjeç e 2 muaj që ka qenë është bërë 61 vjeç e 4 muaj. Kjo rritje do të vijojë deri në vitin 2032, ku mosha e daljes në pension për femrat do të jetë 63 vjeç. Skema parashikon që “portofoli” i sigurimeve të rritet me 4 muaj për çdo vit. Kjo nuk vlen vetëm për gratë, por edhe për burrat, të cilët për të marrë pension të plotë duhet të plotësojnë dy kushte: së pari, moshën 65 vjeç, e cila nuk ndryshon deri në vitin 2032 dhe së dyti, vitet e punës, ku për këtë vit pragu është 37 vite e 8 muaj.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania