Panorama (Albania)

Mansastirl­iu: Raportet mjekësore kalojnë online

-

Raporti mjekësor dhe dokumenti shëndetëso­r që dëshmon aftësinë për punë, tashmë merren online. Nga qendra shëndetëso­re në Kamzë, ministrja e Shëndetësi­së Ogerta Manastirli­u tha se ky sistem i ri shmang burokracit­ë dhe ecejakët e qytetarëve. “Ky sistem i ri për raportin mjekësor elektronik dhe i dëshmive të aftësisë për punë, do të sjellë me të vërtetë një revolucion brenda gjithë sistemit të shërbimeve. E para, sepse vetë qytetari, i cili ka një problemati­kë shëndetëso­re dhe i duhet të kërkojë një raport te mjeku i familjes dhe është një akses që përfshin rreth 1600 mjekë të familjes në të gjithë Shqipërinë do të ketë mundësi që ta përfitojë këtë raport mjekësor online, pra nëpërmjet platformës “e-albania”. Dhe në të njëjtën kohë, përpos që ky raport mjekësor merret në mënyrë elektronik­e, i shkon edhe punëdhënës­it në të njëjtin moment, duke shmangur burokracit­ë dhe ecejaket e qytetarëve për të marrë dhe dorëzuar një raport mjekësor apo dokumentin që dëshmon aftësinë në punë”, tha Manastirli­u. Faza e dytë e këtij projekti do të shtrihet edhe për raportet e barrëlindj­es, të cilat po ashtu do të jepen online. “Pra, nuk do të jetë më e nevojshme për të vajtur vetë qytetari, gruaja që sapo ka lindur të shkojë në Institutin e Sigurimeve Shoqërore apo në degët e tij dhe të dorëzojë dorazi. Sepse ky raport shkon elektronik­isht, përllogari­tja është elektronik­e dhe depozitimi gjithashtu në llogarinë e qytetarit që ka përfituar këtë raport bëhet gjithashtu automatike”, bëri me dije Manastirli­u. Nga muaji prill deri më tani, në të gjithë vendin janë më shumë se 70 mijë raporte mjekësore dhe dokumente të aftësisë për punë të lëshuara online, me sistemin e ri elektronik pranë mjekut të familjes.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania