Panorama (Albania)

Rama përplaset me Braçen: Më thuaj ku ikën lopët?

Kryeminist­ri dhe deputeti, sherr për numrin e lopëve dhe të imëtave “Kemi 65 mijë lopë më pak”, Braçe: Ato s’i numëroj unë, i jam referuar INSTAT-IT. U besoj haureve bosh dhe dëshmive të blegtorëve

- VALENTINA MADANI

Kryeminist­ri Edi Rama dhe ish-zëvendësi i tij në qeveri, Erion Braçe, replikuan dje në distancë për politikat e ndjekura në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë. Braçe dha alarmin se krahasuar me vitin 2018 kemi 65 mijë lopë, 250 mijë dele dhe 100 mijë dhi më pak.

Kjo do të ishte ekuivalent­i i 131 mijë tonëve më pak që prej 31 dhjetorit të vitit 2018. Një humbje mjaft e madhe për vendin tonë. Deputeti shpjegoi se për këto shifra kishte paralajmër­uar edhe më parë, duke thënë se duhet prodhuar në këtë vend. “65 mijë lopë më pak nga 31 dhjetori 2018. 250 mijë dele dhe 100 mijë dhi më pak nga dhjetori 2018. 131 mijë tonë qumësht më pak nga 31 dhjetori 2018. INSTAT ka publikuar të dhënat e blegtorisë për vitin 2021. Shikoni, e urrej te them ‘ju pata thënë’, por rezulton e provuar gjithçka, madje këtë herë me të dhëna nga vetë Ministria e Bujqësisë. Në nëntor 2018, kur ndryshoi TVSH për bujqësinë, ju thashë e në fund edhe ika nga Komisioni i Ekonomisë, në Kuvend për tri ore me radhë u mundova të bindja për ta ndaluar PASOJEN, këtë që e keni më lart në shifra! Nuk dëgjoi kush! Po tani? Do vijoni me ‘e fryn Erioni, se nuk është kështu situata”? A ka vlerë fjala në këtë vend? Nëse ka, ndryshoni TVSH-NË për bujqësinë, që të mos humbasim akoma më bagëti, akoma në ushqim. Duhet prodhuar në vend, duhet bërë tani”, shprehet z. Braçe.

REAGIMI

Kryeminist­ri Edi Rama nuk bie dakord me shifrat që flasin për ulje të numrit të bagëtive në vend. Rama iu kundërpërg­jigj dje deputetit socialist Erion Brace, sipas të cilit, krahasuar me vitin 2018, kemi 65 mijë lopë, 250 mijë dele dhe 100 mijë dhi më pak. Rama ngre pyetjen: “Shqipëria, meqë kemi dëgjuar shumë, që qumështi falimentoi, ikën lopën, Shqipëria prodhon 97% të qumështit që konsumon. Më thoni ku ikët. Nëse shikojmë realitetin me shifrat e konsumit, neve na dalin pyetje

të tjera si bëhen statistika­t, si janë regjistrua­r miliona lopa që u zhdukën, kanë ngordhur. 97% e qumështit që konsumohet në Shqipëri, prodhohet në vend”. Por në një tjetër reagim, ish-zëvendëskr­yeministri tregon se për shifrat i është referuar INSTAT-IT dhe se ai nuk numëron lopët. Braçe shkruan se ai u beson haureve bosh dhe dëshmive të blegtorëve. “... midis një ministri që thotë ‘nuk ka qenë aq numri i

lopëve se e shtoi ai që ishte atëherë për të vjedhur lekët e vaksinave’, një tjetër ministri që argumenton edhe më thellë ‘lopët i kanë ngrënë turistët; erdhën shumë, çfarë hanë ata’, në të njëjtat qeveri; unë u besoj haureve bosh, dëshmive të blegtorëve për numrin e lopëve që kishin e kanë, stallat e përgjysmua­ra apo edhe më pak: i besoj një fshati të tërë si LIFAJ që ka pasur mbi 2000 krerë lopë e tani ka disa qindra”, shkruan

Braçe në një status në “Facebook”. Braçe bën të qartë se: “Unë kam cituar drejt e pa asnjë gabim INSTAT-IN; një institucio­n që për statistika të tjera e ngremë në qiell. Nuk gënjej dot askënd, kurrkënd, përfshirë dhe Kryeminist­rin! Për dy arsye: e para, të gënjesh është mungesë respekti për tjetrin; e dyta, të gënjesh nuk zgjidh problemin, dhe kjo nuk shpëton kurrkënd, nuk i intereson kurrkujt, as bujqve e blegtorëve”.

 ?? GJATE NJE INSPEKTIMI NE RRUGËN KARDHIQ-DELVINE ??
GJATE NJE INSPEKTIMI NE RRUGËN KARDHIQ-DELVINE
 ?? ?? Rama e Braçe
Rama e Braçe

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania