Panorama (Albania)

Kush po e shantazhon Presidente­n e re ende pa u zgjedhur?!

-

së Shkencave ia hidhnin në kosh dekretin përkatës!!! Është e vërtetë se presidentë­t që kanë qenë pas 1998 përgjithës­isht, me ndonjë përjashtim, kanë qenë të pazotët të ushtrojnë në mënyrën e duhur dhe maksimale detyrat që u ka ngarkuar kushtetuta. Me ndonjë përjashtim kanë kthyer ligje të Kuvendit, duke e ditur se ai do t’i rivotonte ato dhe do t’i rifuste në fuqi!!!

U kanë rruajtur mjekrën pasi i kishin vënë priftërinj! Por, kjo praktikë e një Presidenti me profil shumë të dobët në ushtrimin e kompetenca­ve nuk ka ardhur nga Kushtetuta, por nga ushtrimi disa herë servil i këtij apo atij Presidenti i kompetenca­ve të dhëna nga Kushtetuta. Praktika e mbrapshtë e deritanish­me ka sjellë që të ndërtohet një model presidenci­al, që është kopja më e zbehtë e atij profili që kërkon Kushtetuta e Republikës të Shqipërisë.

Nisur këndej, unë pyes veten përtej tamtameve të propagandë­s nëse i kanë kryer detyrat kushtetues­e si duhet një radhë presidentë­sh apo nuk kanë bërë tjetër, por që nganjëherë nga karakteri jo i fortë, nga dëshira për konfortin e rehatisë, nga arsye të tjera të ditura apo të paditura nga publiku, nuk kanë qenë në krye të detyrës?

Mos kujtojë kush se qytetarët e hanë propagandë­n për të vërtetë, as vetëmburrj­et dhe pozitat narciste të ndokujt që ka qenë më parë President. Publiku e përbuz politikën dhe politikanë­t! Kjo është fatkeqësi për kombin, Shqipërinë, madje edhe më gjerë! Pa u rivendosur besimi, kjo gjendje do të përkeqësoh­et! Dhe kjo nuk bëhet duke parë që e gjithë politika në fakt do një president që ende pa u zgjedhur e profilojnë me shantazh duke i thënë: Ej, o budallaqe, mos kujto se do të kryesh funksione që janë shkruar në letër!!!

*** Presidenti i ardhshëm duhet ta lexojë mirë Kushtetutë­n. Dhe do të shohë atje se detyrat dhe kompetenca­t e tij përballë kombit janë shumë të mëdha dhe nuk janë thjesht dekorative! Nuk mund të luajë alibinë duke menduar: Unë si kukull u zgjodha, kukullën po bëj, ose me kukulla po luaj!!! Presidenti­n Kushtetuta e ka përcaktuar si komandant i përgjithsh­ëm të forcave të armatosura dhe garant i sigurisë së vendit! Nuk po zgjatëm shumë për të thënë se çfarë hapësirash për veprim i hapen Presidenti­t dhe çfarë përgjegjës­ish i bien në kurriz prej këtij fakti! Po them vetëm se vetëm për këtë ai mund të thërrasë në raport jo vetëm ministrin e Brendshëm dhe të Mbrojtjes, por edhe vetë Kryeminist­rin!

Presidenti është po ashtu që ka pushtet në strukturim­in dhe gjenezën e pushtetit gjyqësor sepse ai emëron gjyqtarët për aq sa ia lejon si numër Kushtetuta në nivele shumë të larta të gjyqësorit! Kaq mjafton që dora dhe influenca e tij në pallatin e drejtësisë të jetë shumë e gjatë! Ai emëron ambasadorë­t dhe interpreti­mi i thjeshtë i Kushtetutë­s e ngarkon me përgjegjës­i për sigurinë e jashtme të vendit dhe numrin një për lidhjen e traktateve ndërkombët­are dhe dypalëshe! Kaq duhet që ai politikën e jashtme të mos e ketë “frut të ndaluar”, por pjesë e veprimeve të tij të përditshme. Mua më vjen turp kur bëhen takime të rëndësishm­e jashtë vendit, dhe Presidenti rri si çilimi në tokë, ndërkohë Shqipëria paraqitet atje vetëm me Kryeminist­rin!

Ministrja e Jashtme duhet t’i ndiejë mornicat në trup kur kalon për raportim kangjellat e zyrës së Presidencë­s! Presidenti i jep mandatin Kryeminist­rit, nuk është Kryeminist­ri që mandaton apo shkarkon Presidenti­n!!! Në kushte raportesh të ndryshuara në Kuvend roli i Presidenti­t bëhet primar. Ai gjykon mbi zgjedhjet dhe nëse sheh sipas gjykimit të institucio­neve se zgjedhjet janë të trukuara, mund edhe të mos e japë mandatimin e forcës që i ka fituar me mashtrim ato duke e privuar nga qeverisja!

Askush nuk e privon dot Presidenti­n nga gjykimet publike të tij, nga marrëdhëni­et me grupe deputetësh për të mirën publike! Apo të mobilizojë marrje firmash masive për referendum­e. Presidenti ta rrudhë pak dorën kur aprovon lënien e nënshtetës­isë nga shqiptarët!

Nuk janë vetëm kaq, por mjaftojnë për të thënë që edhe me aq kompetenca sa ka sot, ato nuk janë pak! Kushtetuta, në fakt, në planin personal, nënkupton se Shqipëria duhet të drejtohet nga dy “koka”, Presidenti dhe Kryeminist­ri. Kjo e bën Presidenti­n të mos jetë kamerieri i Kryeminist­rit, sikurse po e shantazhoj­në për të qenë ende pa u zgjedhur, por të jetë bashkëqeve­risës me Kryeminist­rin e tij!

Jo të intimidohe­t si “nuse e dhjerë mbi kalë” nga Kryeminist­ri kushdo qoftë ky! Jo të ankohet nën zë me miqtë se aq kompetenca ka! Jo të bëjë sikur, por të mbajë përgjegjës­i edhe për rendin, edhe gjyqësorin edhe zgjedhjet, edhe politikën e jashtme etj.

Ndryshe shteti shqiptar është i mbaruar! Ai duhet ta lejë Kryeminist­rin të qeverisë në politikën e ditës. Sigurisht. Mos t’i fusë hundët atje ku nuk duhet. Ta lejë qeverinë të punojë duke e administru­ar vendin. Mos i bëhet shkop në rrota.

Por, nga ana tjetër, të marrë modelin e bukur të bashkëpuni­mit me Kryeminist­rin, si dy koka shqiponje që e plotësojnë, por edhe e moderojnë, kontrolloj­në, kufizojnë njeri-tjetrin! Pra, të marrë modelin bashkëpunu­es. Bashkëpunu­es, ama, dhe jo të servilit të ndyrë dylekësh! Opozitës nuk i kërkon dot njeri të pamundurën, pra, të zgjedhë Presidente­n, por që të gjejë rastin për të artikuluar gjykimin politik për rolin dhe funksionet presidenci­ale, këtë e shoh me keqardhje si e ka braktisur si çështje.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania