Panorama (Albania)

Pajtohet Cozman dhe Getoari

Pas sherrit, reperi vjen në Tiranë në kërkim të famës

-

Nëse do të ktheheshim disa vite më parë, Cozman ishte një ndër reperat më të suksesshëm. Kur u bë pjesë e “Babastars”, ai preku skenat ndërkombët­are, duke arritur shpesh majat, së bashku me Getoarin. Shto këtu që në ato vite të arta, Cozman ishte edhe partner i Tunës, duke e shtuar edhe më shumë famën e djaloshit të ri. Por atëherë kur dukej se një tjetër sezon i suksesshëm e priste Cozman, ai u zhduk nga tregu muzikor. Shkak për këtë u pikërisht sherri që kishte me Getoarin. Duket se ikja e reperit të ri, e rëndoi edhe më shumë krizën me të cilën po përballej kompania muzikore e krijuar nga reperi Getoar Selimi, e njohur me emrin “Babastars”. Në atë kohë, Cozman bëri një postim në “Instagram”, ku shkroi “Stop Mashtrimit” dhe të gjithë fansat menduan se ky status ishte për Getoarin dhe më pas fansat e “Babastars” panë një tjetër dedikim, foto e Getoarit që u dedikohet lajmeve për përçarjen e grupit të tij. “Në një botë plot me peshq, ji një peshkaqen”, shkroi Getoari krahas fotos. Por Cozman reagoi sërish dhe këtë herë edhe më i ashpër. “Kur U Bonet More Ju Me Fol E Me Shkrujt Anglisht… ???? Kur Ju Kom Taku Per Se pari Her 2 Fjal Si Keni Dit… #Palaqo# Piharronig­janat”, shkroi ai. Në mes të këtij konflikti kaq të famshëm, ndërhyri Majk. Ai publikoi një fotografi në rrjetin social “Instagram”, në mbishkrimi­n e së cilës thotë se ai nuk është në të njëjtën kategori me reperët që po e thumbojnë atë, por nuk ka përmendur emra. “Po edhe ti je këngëtar ose reper, ama s’jemi në të njëjtën kategori as në të njëjtin nivel… as nuk vozisim vetura të njëjta, nuk bëjmë pare njëjtë”, ka shkruar Majk. Ndërkohë, komentet që kanë vërshuar poshtë fotografis­ë kanë qenë të shumta, teksa një pjesë e tyre e kanë parë si replikë të menjëhersh­me në drejtim të Skivit. Por duket se këto ditë i përkasin së shkuarës. Tashmë që kanë kaluar 3 vjet, ujërat mes reperave duket se janë sheshuar. Cozman prej kohësh i mungon shkëlqimi që kishte ato vite kur ishte pjesë e “Babastars”. I nisur nga mungesa në treg, duket se ai është “detyruar” të bëjë paqe me Getoarin. Prova më e mirë për këtë është prania e tij në eventin e organizuar nga bashkëshor­tja e Getoarit, Marina Vjollca. Si për çudinë e të gjithëve, Cozman u shfaq i ulur në rreshtin e parë të sfilatës së modës, duke konfirmuar kështu se gjithçka ka ndodhur i përket së shkuarës dhe tashmë është gati për të tjera bashkëpuni­me me Getin. Që pas largimit nga “Babastars”, Cozman është shpërngulu­r në Angli dhe këngët e tij kanë qenë më të rralla. Në kërkim të suksesit, ai është rikthyer edhe njëherë në Tiranë, pranë personit që para 3 vitesh i dha famën e kërkuar. Edhe në jetën personale gjërat nuk kanë ecur shumë mirë për Cozman. Pak kohë më parë ai u nda nga e dashura e tij, duke lënë pas shumë kritika rreth tij. Gjërat dukeshin serioze mes tyre pasi kaluan edhe pushimet me të afërmit e njëri-tjetrit, por dyshja nuk janë më bashkë. Ata kanë fshirë fotot me njëri-tjetrin dhe nuk ndiqen në “Instagram”. Pas ndarjes, Fjolla ka treguar se i ka dhënë ajo fund lidhjes. “Arsyeja e ndarjes janë dallimet e mëdha, pikëpamjet e ndryshme për jetën, asgjë personale”, ka treguar ajo duke shtuar se nuk e mendon ribashkimi­n me reperin.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania