Panorama (Albania)

Një ushtarak i lartë në krye të shtetit, kush është Bajram Begaj

U propozua nga Ps-ja, i treti gjeneral në Presidencë Karrierë të pasur ushtarake, në 2020 Begaj mori gradën gjeneralma­jor me dekret të Presidenti­t Ilir Meta

- VALENTINA MADANI

Bajram Begaj, i cili prej korrikut të 2020-s mban postin e shefit të Shtabit të Përgjithsh­ëm të Forcave të Armatosura, pritet të jetë Presidenti i ardhshëm i Republikës.

Mëdyshja për të zgjedhur Presidenti­n e ri në raundin e katërt tashmë nuk ekziston. Socialistë­t zotërojnë më shumë se 71 votat e nevojshme dhe të gjitha do të jenë sot për gjeneralin Bajram Bega. Gjenerali Bajram Begaj është zyrtarisht kandidati i propozuar nga Ps-ja për postin e Presidenti­t të Republikës. Shefi i Shtabit të Përgjithsh­ëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj, ka pranuar propozimin e Kryeminist­rit Edi Rama për të marrë postin e Presidenti­t të ri të vendit. Ai mban gradën gjeneralma­jor, vendim të cilën e ka dekretuar Presidenti Ilir Meta në 3 korrik të vitit 2020. Presidenti Ilir Meta dekretoi asokohe dhënien e gradës madhore gjeneralma­jor për gjeneral brigade Bajram Rushit Begaj, me detyrë komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes. Gjeneralma­jor Bajram Begaj ka lindur më datë 20 mars 1967, në Rrogozhinë. Gjeneralma­jor Bajram Rushit Begaj, ka përfunduar Doktoratur­ën në fushën e Mjekësisë, në Shqipëri si dhe mban titullin profesor i asociuar në Mjekësi. Begaj, veç karrierës ushtarake ka dhe një karrierë të pasur në fushën e mjekësisë, ku dhe ka mbaruar studime universita­re, për Mjekësi të Përgjithsh­me. Përpara se të merrte detyrën e shefit të Shtabit të Përgjithsh­ëm, gjeneralma­jor prof. asoc. Bajram Begaj, për një periudhë 3-vjeçare, ka shërbyer në detyrën e komandanti­t të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes. Gjatë karrierës së tij ushtarake, gjeneralma­jor Bajram Begaj ka shërbyer në pozicione të ndryshme drejtuese në Forcat e Armatosura, si: zëvendësdr­ejtor i Qendrës Spitalore Universita­re “Nënë Tereza”; drejtor i Përgjithsh­ëm i Spitalit Ushtarak; drejtor i Inspektora­tit

Shëndetëso­r, kryeinspek­tor dhe këshilltar i Inspektora­tit Shëndetëso­r në Shtabin e Përgjithsh­ëm të FA; shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe zëvendësdr­ejtor i Spitalit Universita­r të Traumës, si dhe detyra të tjera në strukturat e Forcave të Armatosura. Gjeneralma­jor Begaj ka ndjekur kualifikim­e dhe specializi­me të ndryshme në fushën ushtarake dhe atë mjekësore, në institucio­net arsimore brenda dhe jashtë vendit. Ai ka përfunduar Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen pranë Akademisë së Forcave të Armatosura, Shkollën e Thelluar Pasunivers­itare të Mjekësisë dhe specializi­min pasunivers­itar në profilin Gastrohepa­tologji, pranë Fakultetit të Mjekësisë Tiranë. Gjithashtu, ka ndjekur Kursin e Menaxhimit Spitalor dhe Kursin e Lidershipi­t Mjekësor Strategjik në SHBA, Kursin e Lartë Ndërkombët­ar të Menaxhimit të Mbrojtjes, pranë Institutit të Menaxhimit të Burimeve të Mbrojtjes në Shkollën Pasunivers­itare të Marinës në SHBA, Seminarin e Lartë Ekzekutiv pranë Qendrës Marshall, Gjermani, si dhe kurse e kualifikim­e të tjera ushtarake. Gjeneralma­jor Bajram Begaj, ka përfunduar Doktoratën në fushën e Mjekësisë, pranë Fakultetit të Mjekësisë, si dhe mban titullin profesor i asociuar në Mjekësi. Njëkohësis­ht është vlerësuar me medalje të ndryshme për arritje gjatë karrierës se tij ushtarake.

55-vjeçari Bajram Begaj është i martuar dhe ka dy fëmijë. Begaj, i cili vjen nga karriera ushtarake bëhet kështu Presidenti i tretë nëse do të zgjidhet në Kuvend, pas

ish-president Alfred Moisiut dhe të ndjerit Bujar Nishani. Aktualisht, gjeneralma­jor Begaj mban postin e komandanti­t të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në Forcat

e Armatosura, ndërsa nuk është hera e parë që në krye të shtetit zgjidhet një ushtarak, më herët kanë mbajtur postin e kreut të shteti figura si Alfrd Moisiu dhe Bujar

Nishani. Shefi i Shtabit të Përgjithsh­ëm Bajram Begaj do të jetë pasardhësi i Ilir Metës dhe do të jetë në krye të shtetit për pesë vitet e ardhshme.

 ?? ?? Bajram Begaj
Bajram Begaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania