Panorama (Albania)

U kapën 119 kg kokainë mes kutive me banane, zbardhet itinerari i kontejneri­t

Ngarkesa për llogari të kompanisë me banane në Tiranë, u nis nga porti Bolivar i Ekuadorit në fillim të nëntorit

- LEONIDHA MUSAJ

Zbardhet itinerari i kontejneri­t me banane, brenda të cilit u gjetën 191 kg kokainë pak ditë më parë në një magazinë në zonën e Vaqarit, në rrethinat e Tiranës.

Burime nga grupi hetimit thanë për gazetën “Panorama” se kontejneri ka shëtitur në të paktën gjashtë porte dhe i janë dashur plotë 52 ditë për të mbërritur në destinacio­n (Porti Durrës). Mësohet se kontejneri me banane, ishte nisur nga porti Bolivar (Ekuador) me datën 5 nëntor 2021 dhe mbërriti pas 52 ditësh më Portin e Durrësit, konkretish­t me datë 26 dhjetor të vitit të kaluar. “Kontejneri është nisur në datën 5 nëntor nga porti i Bolivarit dhe një ditë më pas (6 nëntor), është transferua­r në portin e qytetit të Guayaquil. Kontejneri ka qëndruar disa ditë në portin e Guayaquil dhe është nisur drejt portit të Rodman në Panama. Nga porti i Rodman, anija me kontejneri­n është zhvendosur në portin e Colon, po në Panama. Në këtë port, kontejneri është gjurmuar në datën 23 nëntor, pra 18 ditë pasi u nis nga porti i Bolivarit në Ekuador. Nga porti i Colon në Panama, kontejneri është nisur drejt Italisë dhe mbërriti pas 14 ditësh (7 dhjetor) në portin e Gioia Tauro në Italinë Perëndimor­e. Ndalesa e radhës dhe e fundit ishte porti i Durrësit, ku kontejneri mbërriti me 26 dhjetor, pas plotë 52 ditesh nga nisja në Ekuador”, konfirmuan burime nga grupi hetimit ngritur për të hetuar rastin në fjalë të trafikimit të 191 kilogramë Kokainë nga Amerika Latine drejtë Shqipërisë. Gjithashtu, mësohet se kontejneri ka dalë nga Porti i Durrësit për t’u depozituar në magazinat e kompanisë së importit të bananeve në Tiranë dy ditë pas mbërritjes, konkretish­t në 28 dhjetor.

ZBULIMI I KOKAINËS

Lënda narkotike është zbuluar në një magazinë në zonën e Vaqarit në Tiranë me datë 30 dhjetor. Ishte vetë kompania e cila lajmëroi Policinë, pas më shumë se 10 orësh, se shoferi që kishte

transportu­ar kontejneri­n nga porti i Durrësit kishte raportuar tek eprorët se në zonën e Romanatit i kishin dalë përpara katër persona dhe kanë kontrollua­r kontejneri­n dhe më pas janë larguar, duke e kërcënuar se nëse do të fliste do t’i shuanin familjen. Më pas, Trifon Murataj, pronari i kompanisë

së bananeve “Zico Sha”, 1 ditë me vonesë ka njoftuar kreun e Policisë Gledis Nanon në telefon. Forcat e Rendit kanë shkuar më pas në magazinat e kompanisë dhe kanë zbuluar sasinë e lëndës narkotike. Çuditërish­t, kontejneri rezultoi i pastër në skaner në pikën kufitare të portit të

Durrësit. Pesë persona kanë përfunduar në prangat e Policisë në lidhje me ngarkesën e kokainës, e cila ishte fshehur brenda kutive me banane. Sasia e drogës dyshohet të ketë qenë rreth një ton, por katër personat në Durrës kanë tërhequr pjesën më të madhe për llogari të një grupi kriminal.

 ?? ?? Kamioni me banane gjatë skanimit
Kamioni me banane gjatë skanimit
 ?? ?? Porti i Durrësit
Porti i Durrësit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania