Panorama (Albania)

Sulaj: “Orët më të trishta për ne dhe familjarët”

Çollaku: “Mercenarët e Berishës donin të na tërhiqnin zvarrë”

-

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratik­e, Blendi Sulaj, i cili ndodhej brenda godinës gjatë protestës së 8 janarit, ka rrëfyer orët kur mbështetës­it e Berishës tentuan të futen me dhunë brenda selisë. Ai thotë se ato ishin orët më të trishta dhe më të vështira për të gjithë ata dhe për familjarët dhe miqtë. Sulaj shton se e kanë telefonuar edhe nga jashtë Shqipërisë ,pasi nuk e besonin dot atë që po ndodhte në PD. “Orët e sulmit të drejtuar dhe të paralajmër­uar nga Sali Berisha në selinë e Partisë Demokratik­e, ishin orët më të trishta, por edhe më të vështira për të gjithë ne që ishim brenda selisë, por edhe më shumë për familjet tona, miqtë dhe mbarë qytetarët shqiptarë, të cilët nuk mund ta besonin dot se në selinë e Partisë Demokratik­e një njeri për interesat e tij personale mund të shkelte mbi kufoma. Më kanë telefonuar, më kanë shkruar nga jashtë Shqipërie dhe nuk mund ta besonim dot që në selinë e Partisë Demokratik­e mund të shiheshin skenat më të zeza të tranzicion­it shqiptar”, shprehet ai. Ndërsa kryetarja e Pd-së në Njësinë 2 në Tiranë, Mirlinda Çollaku, tha se mercenarët e Berishës donin që t’i tërhiqnin zvarrë. “Ajo çfarë ndodhi në datën 8 janar, ku unë isha dëshmitare brenda kësaj godine, kishte thirrje për dhunë, kishte ulërima jashtë njerëzish që sigurisht nuk ishin demokratë, por mercenarë të paguar, të cilët kërkonin të na tërhiqnin zvarrë. Kjo ishte një ditë e trishtë për Partinë Demokratik­e, kjo ishte një ditë e trishtë për demokratët. Fatmirësis­ht, mbrapa asaj dite ka pasur shumë anëtarë të degës sime, të cilët më kanë telefonuar të shqetësuar, janë ndierë të prerë në besë nga Sali Berisha që i solli atë ditë në oborrin e Pd-së për t’u përplasur me demokratët”, tha ajo.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania