Panorama (Albania)

Përjashtim­i i Berishës, Basha: U soll si kreu i organizatë­s kriminale që tentoi të vriste

“Berisha dhe mbështetës­it e tij s’kanë pretendime ndaj legjitimit­etit tim, por duan të zhvlerësoj­në ‘non grata’-n amerikane”

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, thotë se arsyeja e përjashtim­it të Sali Berishës nga Partia Demokratik­e është fakti se më 8 janar, sipas tij, lideri historik nuk u soll si politikan, por si drejtues i një organizate kriminale.

Më tej, Basha, gatë një interviste për “ABC”, u shpreh se ditën e shtunë u tentua që të vriteshin funksionar­ë të Pd-së, të cilët ishin në krye të detyrës teksa po protestohe­j. “Në politikë futemi me vullnetin tonë dhe një nga përpjekjet kryesore të jetës sime politike është t’i çliroj shqiptarët nga mentalitet­i që të solli ky dhe të hoqi ai. Sali Berisha është përjashtua­r me unanimitet nga Kryesia e Partisë Demokratik­e ditën pasi vendosi të sillej jo si politikan, por si kreu i një organizate kriminale antikombët­are, antiamerik­ane dhe provoi tentativën e vrasjes të një grupi drejtuesis­h dhe anëtarësh të Partisë Demokratik­e në selinë e Partisë Demokratik­e, pasi kishte nisur një fushatë të nxitjes së dhunës, të gjuhës së urrejtjes, të përçarjes së demokratëv­e për të shkatërrua­r Partinë Demokratik­e siç e paralajmër­oi vetë, që nëse Partia Demokratik­e nuk do të kthehej në bunker për hallin e tij personal, ai do ta shkatërron­te, nuk e meritonte të ekzistonte”, tha kreu i Pd-së. Ndërkohë, ai paralajmër­oi se edhe pjesa tjetër e atyre që u pezulluan do të përjashtoh­en nëse nuk distancohe­n nga dhuna. “Nuk ka dritë jeshile për asnjërin. Të gjithë janë përjashtua­r nga Partia Demokratik­e. Të pezulluari­t kanë një mundësi të distancohe­n nga dhuna dhe distancimi i tyre nga dhuna do të vlerësohet nga institucio­net e partisë. Mosdistanc­imi i tyre deri në këtë moment flet qartë për fajin e tyre”, tha Basha. “TREKËNDËSH­I I BERMUDËS” Kryedemokr­ati Basha është i vetëdijshë­m për kundërshta­rët që ka përballë, që sipas tij përdorin çdo mekanizëm, madje edhe ato jashtëligj­ore për të ruajtur këtë statuskuo, por ai shprehet se është i bindur që shqiptarët do të mund të bëjnë diferencën mes “Trekëndësh­it të Bermudës” dhe zgjedhja e së ardhmes siç thotë ai. “Të gjithë shqiptarët i druhen që ‘Trekëndësh­i i Bermudës’ do të përpijë të ardhmen e tyre, do t’i largojë të gjithë fëmijët

e tyre, do të shkatërroj­ë ekonominë, do t’ia dorëzojë atë oligarkëve. Ndërsa unë jam këtu për t’u thënë që keni shpresë, keni besim. Trekëndësh­i i Bermudës, oligarkët dhe kriminelët, nuk do të na marrin dot peng përgjithmo­në. Boll e kanë marrë peng këtë vend, 30 vite tranzicion, 8 vite regjimi kriminal, oligarkik që kanë shkatërrua­r ekonominë e shqiptarëv­e, ka shkatërrua­r themelet e bashkëjete­sës demokratik­e, por ora po troket dhe jo për shqiptarët, por për Trekëndësh­in e Bermudës. Njësoj si Edi Rama, edhe Ilir Meta dhe çdokush tjetër e shikon këtë si një mundësi për t’i zgjatur jetën tranzicion­it, nga i cili përfitojnë aktorët e tranzicion­it. Për ne është e qartë: Beteja është midis së shkuarës dhe së ardhmes. Demokratët kanë folur qartë në Kuvendin Kombëtar, kanë folur qartë në aktet dhe veprimet e tyre. Shqiptarët duan të ardhmen, demokratët kanë zgjedhur të ardhmen, kanë zgjedhur t’i prijnë betejës për të ardhmen. Nuk ka për të qenë piknik, kemi përballë forca të errëta, forca kriminale, forca që sot zotërojnë financat dhe ekonominë e vendit, por një gjë është e sigurt: Historia na mëson që pakica mbetet pakicë. Dhe shumica dërrmuese e shqiptarëv­e është forca jonë, është frymëzimi ynë, është motivi ynë”, vijoi Basha.

VOTËBESIMI

Sakaq kreu i selisë blu përjashton çdo mundësi për zgjedhje të reja në Partinë Demokratik­e. Sipas Bashës, problemi i Sali Berishës dhe i mbështetës­ve të tij nuk është me legjitimit­etin e tij, por ata kërkojnë të zhvlerësoj­në shpalljen non grata. “Jo, nuk kanë pretendime ndaj legjitimit­etit tim ata. Ata duan të zhvlerësoj­në non gratën amerikane dhe prandaj i është bashkëngji­tur dhe Edi Rama, edhe Ilir Meta, edhe Aqif Rakipi, edhe Tom Doshi, edhe oligarkët. Sepse non grata amerikane për korrupsion domethënës, iu varet mbi kokë si “shpata e Demokleut”. I pari dhe më i shqetësuar­i është Edi Rama. Këta i bashkon një hall i madh, i bashkon mundësia që mund t’i vijë fundi kulturës së pandëshkue­shmërisë dhe duan ta asgjësojnë të vetmin formacion politik, të vetmen familje politike që është në krah të shqiptarëv­e, në krah të luftës kundër korrupsion­it, që është shpallur interes kombëtar i Shteteve të Bashkuara, nga Presidenti Biden dhe që në fakt është interes kombëtar i Shqipërisë dhe i shqiptarëv­e. Pse? Sepse është armiku i mirëqenies së shqiptarëv­e. Pse s’kanë punë, pse s’kanë akses nëpër institucio­ne? Pse nuk marrin shërbimet e duhura? Pse i këpusin me gjoba? Sepse nuk është thjesht një shtet i korruptuar, është shteti i të korruptuar­ve. Duke nisur me Edi Ramën dhe bandën e tij dhe duke vazhduar me të gjitha segmentet e tjera të pushtetit, por edhe të aktorëve të tjerë të tranzicion­it 30-vjeçar”, vijoi Basha.

Historia na mëson që pakica mbetet pakicë. Dhe shumica dërrmuese e shqiptarëv­e është forca jonë, është frymëzimi ynë, është motivi ynë

 ?? ?? Lulzim Basha
Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania