Panorama (Albania)

Policia prapëson në Rinas dy shtetas nga Bangladesh­i me dokumente false

-

Policia Kufitare në Rinas ka shtuar kontrollet për parandalim­in dhe goditjen e paligjshmë­risë në fushën e falsifikim­it të dokumentev­e dhe atë të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Si rezultat i këtyre kontrollev­e, janë prapësuar në Rinas dy shtetas nga Bangladesh­i, të cilët tentuan të hynin në Shqipëri me dokumente të falsifikua­ra. Gjatë muajit shtator janë prapësuar 35 shtetas, kryesisht nga Bangladesh­i dhe nga Turqia, me viza të falsifikua­ra. Po përgjatë muajit shtator 2021, si rezultat i masave të shtuara në kufi për kontrollin e kufirit dhe goditjen e paligjshmë­risë,

SHTETAS kryesisht nga Bangladesh­i dhe nga Turqia me viza të falsifikua­ra janë prapësuar nga Policia Kufitare në aeroportin e Rinasit gjatë muajit shtator si rezultat i masave të shtuara për kontrollin e udhëtarëve janë evidentuar 15 raste të falsifikim­it të letërnjoft­imeve, pasaportav­e ose vizave dhe “Falsifikim i dokumentev­e”, 5 prej tyre për falsifikim të tamponëve të Covid-it. Gjithashtu është evidentuar dhe 1 rast “Falsifikim i dokumentev­e shëndetëso­re” dhe 4 raste për veprën penale “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëv­e”. “Në këto vepra janë implikuar 21 autorë, nga të cilët 8 autorë janë arrestuar në flagrancë, 13 autorë janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu janë sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale: dokumentet, 15 pasaporta, 18 karta identiteti, 13 leje qëndrimi, 8 patenta, 6 karta shëndeti, 6 viza elektronik­e. Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në hyrje të RSH për muajin shtator 2021, janë kapur në hyrje: një shtetas me pasaportë të falsifikua­r dhe 2 shtetas me karta identiteti të falsifikua­ra. Personat që i posedonin këto dokumente nuk janë lejuar të futen në Shqipëri, janë prapësuar Inad në vendin e origjinës”, tha dje zyrtarisht Policia.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania