Panorama (Albania)

Basha i përgjigjet Ramës me 7 propozime kundër krizës

“Të ulet TVSH-ja nga 20% në 6% për ushqimet, të hiqet taksa ‘Rama’ prej 240 lekësh për litër karburanti”

- LULZIM BASHA

Tellalli i së keqes doli sot për të larë duart para shqiptarëv­e, për atë që po përgatit për ta, rritjen e mëtejshme të çmimeve të energjisë, ndërsa tashmë të gjitha çmimet janë rritur ndjeshëm duke pamundësua­r për qindra-mijëra shqiptarë të përballojn­ë nevojat bazë.

Vërtet bota po përballet tani, por shqiptarët kanë 8 vite që përballen me çmimet më të larta në rajon e ndër më të lartat në Europë, të energjisë dhe karburante­ve.

Në ato vende ku ndodhin rritje të diktuara nga tregjet ndërkombët­are, qeveritë e përgjegjsh­me u vijnë në ndihmë qytetarëve të tyre.

Por a mund të ndodhë kjo më këtë qeveri? Shqiptarët

e dinë mirë që jo.

Ata e kanë parë se si në momentet më të vështira të këtyre viteve, kjo qeveri dhe ky Kryeminist­ër i ka braktisur.

Kështu ndodhi me tërmetin, kështu ndodhi me pandeminë.

Shqiptarët e kanë parë se si fondet e rindërtimi­t u përdorën për të majmur ortakët e Edi Ramës dhe po këto fonde të jepeshin jo për njerëzit në nevojë, por për të marrë në këmbim votën e tyre.

Shqiptarët e kanë vuajtur në lëkurën e tyre braktisjen gjatë pandemisë kur babëzia e kësaj pakice të korruptuar dha ndihmën më të ulët ekonomike në Europë, duke shkaktuar rritjen më të madhe të jetëve të humbura në kontinent, varfëri dhe papunësi.

Me këtë bilanc të zi, me këtë qeverisje që fatkeqësit­ë e njerëzve i kthen në gosti milionash për ortakët e tij, detyra jonë si opozitë është të ushtrojmë, edhe me ndihmën e qytetarëve, të gjithë presionin e duhur që askush të mos braktiset, askush të mos vuajë makutërinë e kësaj pakice.

Ndaj prioritete­t në këtë moment të parë janë të qarta dhe të domosdoshm­e:

1- heqja e taksës “Rama” prej 240 lekësh për litër karburanti;

2- ulja e TVSH-së nga 20% në 6% për ushqimet, ashtu siç kemi kërkuar prej javës së parë në Kuvendin e Shqipërisë;

3- faturimi me çmime dhe sasi reale i konsumit të oligarkëve të cilët favorizohe­n në kurriz të konsumator­ëve;

4- subvencion­im i çmimit të energjisë për qytetarët;

5- mirëmenanx­him dhe ndalje e shpenzimev­e të shfrenuara, luksoze të OSHEE dhe KESH, që janë kthyer në zhvatës të parave të shqiptarëv­e.

6- ristruktur­im të buxhetit për t’u përballur me një krizë që nuk mund të ndalet me propagandë dhe fjalime;

7 – më shumë para për shtresat në nevojë dhe ristruktur­im të ekonomisë aktuale, e cila për shkak të politikave të kësaj qeverie, është e varur nga paraja e pisët dhe monopolet e oligarkëve.

Të dashur qytetare dhe qytetarë, nisur nga eksperienc­at e hidhura që përmenda pak më parë, vetëm këmbëngulj­a jonë e përbashkët i pamundëson këtij Kryeminist­ri dhe kësaj pakice të korruptuar të përdorë fatkeqësit­ë tuaja për t’u pasuruar vetë dhe miqtë e tyre.

Shqipëria është e juaja, jo e një pakice.

Kreu i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, reagoi dje ndaj deklaratës së Kryeminist­rit Rama në lidhje me krizën e ardhshme energjetik­e duke dhënë dhe propozimet e tij për përballimi­n e saj. Ai tha se një krizë energjetik­e sapo ka filluar, duke ndikuar në rritjen e çmimit të karburante­ve. Ndër propozimet e Bashës për zbutjen e krizës së pritshme energjetik­e është heqja e taksës 240 lekë për litër karburanti, ulja e TVSHsë për ushqimet nga 20 në 6 për qind, si dhe ristruktur­imin e buxhetit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania