Panorama (Albania)

Vokshi denoncon me foto: Qeveri me dy standarde

-

Kryetarja e Komisionit të Shëndetësi­së, Albana Vokshi, thotë se qeveria po punon me dy standarde. Vokshi ka denoncuar me foto disa nga aktivitet e organizuar­a nga PS që tregojnë grumbullim, ndërsa shprehet se kjo është një luftë e hapur kundër opozitës. “Sot është shkelur në mënyre flagrante Rregullorj­a e Kuvendit, Kushtetuta. Sot iu hoq e drejta e fjalës opozitës brenda Komisionit Parlamenta­r. Unë dje kam njoftuar që mbledhja të zhvillohet me praninë fizike të deputetëve. Jo vetëm që nuk u mor asnjë masë për këtë, por jemi bllokuar nga stafi i Kuvendit. Ka qenë sekretari i Kuvendit që na ndaloi. Unë kërkoj të merren masa urgjente për këdo që ka tentuar të minojë opozitariz­min. A e dini që urdhëruan ndërprerje­n e transmetim­it live në RTSH Kuvend. A thua që RTSH nuk është një transmetue­s publik. Më tej na fshinë në rrjetet sociale dhe në çdo web apo portal të Kuvendit, sikur ne nuk ishim aty. Ata kanë frikë nga fjala e lirë. Janë mësuar me kukulla me fasadë. Ky Kryeminist­ër që mashtron dhe i shtrin dorën opozitës, por kjo maxhorancë ka dy standarde, njëra është që opozita të mos duket në publik e të ketë të drejtë fjale. Tregova ceremonitë gala ku kanë qenë dhjetëra të ftuar. Këtu keni një mbledhje qeverie. Pse Edi Rama mund ta mbledhë qeverinë me ministrat e tij dhe ne nuk mbledhim anëtarët e komisionit. Pse Damian Gjiknuri mund të mbledhë strukturat e PS-së? Këtu janë aktivitet nga takimet masive të Erion Veliajt, Elisa Spiropalit, Evis Kushit etj. Pra, një standard për maxhorancë­n që lejohen të zhvillojnë këto aktivitete, ndërsa opozitës s’i lejohet. Ku janë protokolle­t e sigurisë? Ajo që ka ndodhur është që kjo qeveri dhe Edi Rama kanë frikë nga opozita. Lirinë Edi Ramës nuk ia falim, do të jemi në komision. Do të kërkojmë që nesër mbledhjen me prani fizike në komision dhe administra­ta e Kuvendit është e detyruar të sigurojë këtë me protokolle­t e nevojshme”, tha Vokshi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania