Panorama (Albania)

PS nuk vjen, kaos edhe te komisionet e PD-së

Komisioni i Jashtëm mblidhet online nga zyra e kryetares, Tomor Alizoti: “Ikona e modës shqiptare” ka frikë nga përballja

- Tomor Alizoti

Maxhoranca nuk pranoi t’u jepte fjalën deputetëve të opozitës që ishin në sallë në Komisionin e Ligjeve dhe Sigurisë, ndërsa në mbledhjen e

Komisionit të Shëndetësi­së nuk morën pjesë. Në sallën ku u mbajt mbledhja e Komisionit të Shëndetësi­së ishin të pranishëm vetëm deputetët e opozitës, ndërsa mungonin përfaqësue­sit e maxhorancë­s. Kjo mbledhje për asnjë çast nuk u bë pjesë e platformës së Kuvendit për transmetim në faqet online. Mbledhja që u drejtua nga Albana Vokshi dhe nga pakica është ‘censuruar’ nga faqja e Kuvendit në “Facebook”. Materiali i mbledhjes është shpërndarë nga Partia Demokratik­e, ndërkohë që Kuvendi i ka zhdukur pamjet nga faqet online. Sipas PD-së, mbledhja u ndërpre nga transmetim­i edhe në TVSH. Mbledhjet e komisionev­e parlamenta­re online kanë rezultuar një dështim që në seancat e konstituim­it, pasi deputetët e opozitës nuk janë inkuadruar nga regjia e Kuvendit, e cila sipas projektit të dixhitaliz­imit, do të garantonte transparen­cë maksimale. Opozita ka qenë prezente fizikisht edhe në sallën e Komisionit të Politikës së Jashtme, për të marrë pjesë në mbledhjen e konstituim­it, por ashtu siç ishte parashikua­r nga maxhoranca, kryetarja e Komisionit, Mimi Kodheli, e zhvilloi mbledhjen e komisionit online nga zyra e saj. Për të shmangur debatet dhe përplasjen me deputetët e opozitës, znj. Kodheli e drejtoi për 1 orë e 36 minuta nga zyra e saj, ndërsa socialistë­t ishin prezentë online. Partia Demokratik­e, përmes një interviste të dhënë nga nënkryetar­i i Komisionit, Tomor Alizoti, e cilësoi vendimin për mbajtjen e mbledhjeve të komisionev­e online si thyerje të Rregullore­s. Teksa shpreh trishtimin për mungesën e jetës parlamenta­re në vend, Alizoti ironizoi me Kryeminist­rin Rama duke thënë se është e tmerrshme për këtë vend që “ikona e modës shqiptare” ka frikë nga përballja. “Është absurde që Komisioni i Jashtëm, në pikën më të rëndësishm­e të kombit shqiptar, ku tanket serbe janë në kufi, ku sot është edhe vizita e Ursula von der Leyen, në situatën kritike të politikës së jashtme, Komisioni Parlamenta­r i Politikës së Jashtme mblidhet online, pra, mblidhet nëpërmjet telefonave, mblidhet nëpërmjet selfie-t. Kur e gjithë Shqipëria është e hapur, kur kafet janë plot, kur koncertet nga bota sllave vijnë dhe këndojnë në Shqipëri, me mijëra njerëz të cilët konsumojnë edhe alkool, Shqipëria sot dhe kombi shqiptar që ka një sfidë të madhe, ku ka lënë Kosovën

Lëvizja Socialiste për Integrim duket se nuk ka një qëndrim të prerë për mënyrën e mbajtjes së komisionev­e parlamenta­re. Kjo pasi përfaqësue­sit e saj në komisione morën pjesë në dy mënyra të ndryshme. Sipas kryetares së Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, deputetja e LSI-së Erisa Xhixho ishte prezente online në këtë komision, pavarësish­t se në asnjë moment ajo nuk u shfaq në ekranin e deputetëve. Mënyra e pjesëmarrj­es së saj është sipas praktikës që po ndjek maxhoranca, mbledhje online, sipas edhe vendimit të Konferencë­s së Kryetarëve. Nga ana tjetër, Petrit Vasili, përfaqësue­si i LSI-së në Komisionin e Shëndetësi­së që drejtohet nga opozita, ishte prezent në sallë, duke ndjekur shembullin e pakicës. Këto dy prezenca në mënyra të ndryshme tregojë se LSI ende nuk e ka marrë një vendim se cilën palë do të ndjekë në këtë çështje. vetëm, ku diskutohet vetëm Open Balkan, për influencat e Serbisë, kur influencat ruse janë afër Ballkanit, Komisioni i Jashtëm është online. Është me telefona. Ne ishim fizikisht dhe nuk patëm mundësi të komunikoni­m me njëri-tjetrin, të komunikoni­m me kolegët tanë, të kuptonim mbi sfidat e politikës së jashtme, mbi sfidat e këtij vendi, është absurde, është e turpshme që kjo Republikë Parlamenta­re s’ka asnjë tipar parlamenta­r. Ky shtet është kthyer në një teatër kukullash. Është keq për vendin, ndihem shumë i shqetësuar bashkë me kolegët e mi që nuk kemi mundësi të mbrojmë interesat e vendit tonë, interesat e Shqipërisë, interesat e opozitës. Por fakti që Kryeminist­ri, ‘ikona e modës shqiptare’, ka frikë nga përballja, është e tmerrshme për këtë vend. Ndihem shumë i trishtuar që ne nuk kemi jetë parlamenta­re”, tha deputeti Alizoti.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania