Panorama (Albania)

Ministri Çuçi: Efektivi i vrarë, “Dëshmor i Atdheut”

-

Ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi, deklaroi se Komisioni Qendror i Statusit “Dëshmor i Atdheut” ka nisur procedurat për shpalljen e oficerit të vrarë në Lezhë “Dëshmor i Atdheut”. Në një deklaratë, ministri theksoi se qeveria shqiptare do të bëjë gjithçka për familjen e oficerit të ndjerë. “Nënkomisar Saimir Hoxha ishte pjesë e grupit të kontrollit të territorit, për evidentimi­n dhe asgjësimin e lëndëve narkotike. Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokuroris­ë, po vijon hetimet intensive për zbardhjen dhe dokumentim­in e gjithë detajeve të kësaj ngjarjeje të rëndë, që ka prekur dhe shokuar mbarë opinionin publik. I shpreh edhe njëherë ngushëllim­et më të thella familjes së të ndjerit, miqve dhe kolegëve të tij. Komisioni Qendror i Statusit “Dëshmor i Atdheut” ka nisur procedurat për shpalljen e oficerit Saimir Hoxha “Dëshmor i Atdheut”, duke i garantuar familjes së tij të gjithë vëmendjen dhe mbështetje­n e dhënë me ligj të posaçëm. Po kështu, me këtë rast, inkurajoj fort gjithë trupën e Policisë së Shtetit dhe i shpreh mbështetje­n time të pakufishme, dhe në emër të qeverisë shqiptare, për të vijuar me vendosmëri betejën e përditshme me krimin, i çfarëdollo­ji qoftë ai. Dua të shpreh vetëm respekt e mirënjohje për të rënin në krye të detyrës, me premtimin se nuk do të ndalim asnjë moment të vëmë para drejtësisë këdo që guxon të ngrejë dorën e krimit mbi Policinë. Ngjarje si kjo e sotmja vërtet krijojnë dhimbje dhe indinjatë në zemrën e çdo shqiptari, por kurrsesi nuk na zmbrapsin apo dekurajojn­ë në luftën kundër paligjshmë­risë”, tha ai.

 ?? ?? Ministri Bledi Çuçi
Ministri Bledi Çuçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania